As kanceri nuk na ka mundur dhe nuk na ka ndarë


Ilir Levonja

Ilir Levonja

As kanceri nuk na ka mundur dhe nuk na ka ndarë

Nuk kam fjalë ta risjell se çfarë ndjeva, se nga erdhën ato gulçe gjoksi kur dëgjova zërin e një zonje nga Peja, e mira po luftonte me kancerin, këtë virozë shekullore që po na bren për së gjalli. E bukura ajo jepte 50 euro në ndihmë të të dëmtuarve në Shqipëri. Ishte pensioniste, vlera monetare mujore që merrte qe 75 euro, ajo jepte 50. Kërkonte medoemos të ndihmonte Shqipërinë, nevojtarët, ata që zemërdridhur nuk i zinte syri pikën e gjumit. Bash atë fije fryme thellova e thashë para ekranit se as kanceri nuk po na mund dot, as kanceri nuk po na ndanë dot. Megjithatë na ka ndarë e mundur, na ka vënë përtokë politika, vemja e ndyrë.

Nuk e di se si ta shpjegoj këtë mospërputhje shekujsh mes esnafit dhe njerëzve a shoqërisë sonë? Por një gjë është e qartë që informaliteti i deritanishëm qeverisës dëshmoi se sa i pamundur është një shtet i korruptuar jo vetëm ekonomikisht e ushtarakisht por edhe shpirtërisht. Nuk i kushtonte asgjë duke filluar nga presidenti, kryeministri, kryetari i opozitës të ishin ulur bashkë në gjendje emergjence për të dhënë një mesazh bashkëkohor atë të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit. Të jeni të bindur se dhimbja do të dobësohej me okë. Por nuk e bën, thumbojnë njëri-tjetrin megjithëse dështimi është pronë