Nga Fatmir Minguli
“Magni artilici est clusiss tatum in exigno”
“Eshtё mjeshtri qё tek e vogla tё pёrfshish tё madhen”
Ka vite qё njё artist durrsak me emrin Dёfrim Elezi zhvillon njё art qё pёshtjellon piktura dhe kolazhe instalimi, poezi si dhe ese tё ndryshme. Ndonёse emri i tij nuk ёshtё aq shumё i njohur vlen qё tё shkruhet pёr pikturat e tij. Nё Durrёs tashmё njihen shumё mirё skulpturat moderniste e artistit Qazim Kёrtusha dhe stili minimalist nё skulpturat e Idriz Balanit si dhe pikturat moderniste tё Ardian Tragaj dhe nё Durrёs vazhdon tradita e artit tё pikturёs dhe skulpturёs me shumё autorё tё njohur dhe tё rinj.
Eshtё e qartё se pak shkruhet pёr artin minimalist nё pikturё nё Shqipёri, kur ky art ka kapur horizonte tё reja e shumёplanёshe nё kuadrin botёror, por thjeshtё nё kёtё analizё dua tё pasqyroj disa piktura tё durrsakut Dёfrim Elezi.
Krejt ndryshe nga veprat e artistёve tё mёsipёrm, Dёfrim Elezi ka zhvilluar njё teknikё tё re tё artit modern duke kombinuar pikturёn me instalimin artistik. Ai ka njё vizion tё fuqishёm duke e pёrqёndruar shikimin e tij mbi skena tё thjeshta, mbi kompozime elementёsh fantastikё dhe duke mos i dhёnё shumё tonalitet ngjyrave. Ngjyrat pёr Dёfrimin janё nё shёrbim tё idesё.
I inspiruar kryesisht nga ideja e sjelljes nё art tё teknikave tё reja, tё paaplikuara nga artistё tё tjerё rreth e rrotull ai dashje pa dashje ka realizuar artin e tij tё personalizuar.
Piktura e mёposhtme majtas ёshtё piktura e parё e realizuar nga ky piktor, e qё ёshte pёlqyer nga disa piktorё tё njohur nё Shqipёri. Eshte e vetmja pikturё ku ka shumё ngjyra, por nё pikturat e mё vonshme ato janё reduktuar. Ndёrsa piktura poshtё djathtas ёshtё instalim mbi dru dhe element metalikё dhe ёshtё ekspozuar nё panairin e pёrvitshёm qё zhvillohet nё qytetin Dinkelsbűhl, Gjermani, ku piktori jeton. Dёfrimi tregon se kjo tabllo solli befasi tek profesionistёt e atij qyteti, pёr tё cilёn thanё se “arti nuk rrёfehet, por rrёfen”.
Po tё shikosh pikturat e tij ndeshesh me figura qё nё pamje tё parё paraqiten abstrakte, por me pak vёmendje dallon se nё ato pak viza dhe elementё tё thjeshtё, pjesё metalesh apo druri, herё do shohёsh njё portrtet burri e herё do shohёsh skena nga natyra, nga jeta e zakonshme dhe portretin e njё studjuesi ku duken vetёm gjyslikёt, stilolapsi dhe goma si dhe firma e tij ( njё autoportret!).
Duke qenё tё tilla ato bien pré diskutimeve, kundёrshtimeve apo mohimeve tё plota. Natyrisht,njihen dhe konfrontimet lidhur me pikturat apo skulpturat abstrakte nё botёn e artit, por nё librin “Arti- njё udhёzues pёr fillestarёt” tё Lauie Schneider Adams, botim i vitit 2011, kur flitet pёr artin abstrakt shkruhet “ Dallimi ndёrmjet njё mekaniku dhe njё artisti ёshtё te koncepti. Njё mekanik nuk do ta konceptonte kurrё veprёn e tij siç do ta bёnte njё artist.
Ka njё konflikt ndёrmjet kёndvёshtrimeve tradicionale dhe atyre moderne tё artit, nё kёtё rast ndёrmjet natyralizmit dhe astraksionit tё avangardёs”.
Pikёrisht edhe tabllotё e Dёfrim Elezit duhet tё shihen me syrin e imagjinatёs, pёrndryshe ato nuk do tё tёrheqin vёmendjen dhe nuk do tё kuptohen, nuk do tё zbulojnё idenё e piktorit. Eshtё ashtu siç shkruan shkrimtari Milan Kundera lidhur me kёtё problem” A e kuptoni se njerёzit nuk dinё se si ta lexojnё Kafkёn thjeshtё se ata kёrkojnё ta deshifrojnё atё. Nё vend qё ta lejojnё veten tё rrёmbehen nga imagjinata e tij e pashoqe, e paarritshme, ata kёrkojnё pёr alegori dhe ajo qё gjejnё ёshtё vetёm klishe “Jeta ёshtё absurde”( apo nuk ёshtё absurde)…”
Ajo qё tё bёn pёrshtypje te tabllotё e Dёfrimit, ёshtё tonaliteti i ngjyrave. Edhe nё kёto piktura qё janё paraqitur nё kёtё analizё vёrehen fare mirё tendencat minikoloristike tё piktorit. Kjo patjetёr lidhet me sistemin e pёrgjithshёm minimalist si dhe me vetё modestinё e vetё autorit. Ka dhe njё lidhje tjetёr konceptuale, ёshtё ajo e “konkurimit tё heshtur”, siç e quan kritika e kohёs artin minimalist nё pёrgjithёsi, jo vetёm pёr pikturёn, kur ndёrkohё dikush e quan “Dukja e aisbergut”, apo “Fakti i heshtur” e deri te emёrtimi mё i fundit “Arti i varfёr”.
Dashje pa dashje Dёfrim Elezi ndodhet brenda kёtyre pёrcaktimeve. Kjo duket sidomos te piktura e gruas me karrocё fёmijshё, te portreti me instalime copash metalike, etj.
Dёshiroj tё sjell kёtu disa impresione nga vetё autori i kёtyre pikturave:
“ Duke qenё se jam diplomuar nё Shёrbimet Sociale, Master shkencor, e dua natyrёn dhe jam pёrfshirё me zell nё mbrojtjen e ambientit nё Shqipёri. Duke pasur hobi fotografinё dhe pikturёn, unё pikturoj e nё se mund tё thuhet, jam piktor. Por piktura ka ardhur natyrshёm dhe rastёsisht tek unё. Nganjёherё t’i drejtohesh letrёs dhe ngjyrave ёshtё si njё ngasje pёr t’i ikur realitetit. Ta thyesh at, ta shohёsh siç do ti dhe jo siç ёshtё. Eshte njё konçentrat dhe dimension lirie njёkohёsisht.
Mund te them se njohja me piktorin e njohur durrsak, mjeshtrin e dritёs, tё ndjerin Gavril Priftuli ishte gjithashtu njё moment interesant dhe nxitёs qё ta ruaj nё stilin e punёve tё mia. Ai pёlqeu stilin e veçantё dhe aftёsinё pёr tё kthyer nё art edhe sende dhe objekte qё nё dukje janё tё pavlera dhe me pak gjasё tё jenё pjesё e sё tёrёs. Por kur ato vinё me mendim dhe me mesazh, atёhere janё tё bukura, jo vetёm pёr mua. Respekti pёr tё bukurёn ёshtё dhe filli i krijimtarisё sime modeste.”
Dёfrim Elezi vjen nga njё familje e njohur nё krahinёn e Lumёs dhe vetё ka kaohё qё jeton nё Durrёs. Edhe pse nuk i ka ekspzozuar pikturat e tij, ai ёshtё njё artist i vaçantё qё siç e thotё dhe vetё, e dashuron artin e tij. Le tё shёrbejё ky shkrim sin jё lloj ekspozite sado e vogёl por njohёse.
Durrёs 11-13 prill 2020
KLIKO TE SHIKOSH KRIJIMET
Comments