Arratisja e ëndrrës
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 5, 2021
- 1 min read

Humbi hingëllima jote, Trokthi i revanit tënd u tret, Gjurmë gjysmëhene në mote, Mbetur në livadhin e shkretë
Fytyrën tënde tërfili ermonë, Jelet e bardha davariten me retë, Mugëllima e agimit drithëron Tej ku mikja të pretë.
Ku u arratis ëndrra jote?! Në cilin pyll fshehur u kumbis?! Herë fllad herë erë shqote, Të ngre lartë e të vidhis.
Ishte ajo bashkë me ty, Kaq e dlirë ,kaq e përkorë, Tani më shfaqen ata sy, Si yje rënë mbi dëborë...
ZJARRI
Shkrumbi dëshirave Shpesh na kallzon zjarrin që u dogjëm ne. Klithmat e vjetra të tokës dëftejnë malin Që ngrihet me krye mbi re. Vrapojmë të kapim Zjarrin e shuar Me gjuhët e fllakëve pa fikje Në qetësinë e shkrumbit truar Që plehëron tokën e ëndrrave biblike...
Vargu i Artur Shemajt shpirtin ta drithëron,
Se është fort i ngrohtë, ndaj të emocionon,
Ta ndez fantazinë dhe ëndrrat t’i harbon,
T’i prek telat e shpirtit kur aq bukur rimon.