top of page

Arqile Gjata mes poezisё dhe kritikёs letrare


Fatmir Minguli


Njё libёr ёshtё dialogu qё nis me lexuesit e vet,

intonacioni qё i imponon zёrit tё tij si dhe

imazhet e ndryshueshme dhe pёrzgjedhёse

qё le nё kujtesёn e tij.

Borges




Nëpër qelitё e gurta zgjohen muzgjet, dhe zogjtë e mardhur nëpër gurë e fshehin folenë. Mbi gurin e varrit poeti shpirtin gdhënd!

Gurёt gdhenden,

kanё gjuhёn e tyre nёpёr shtёpira

Avlli, porta e sofate,

shpirti mё thahet mbi gurё.

Arqile Gjata

Arqile Gjata


Studjuesi Arqile Gjata mes poezisё dhe kritikёs letrare


Nga Fatmir Minguli

Jo mё kot solla qё nё krye tё kёsaj analize kёto dy referime tё mёsipёrme, tё cilat kanё lidhje me vetё thelbin e krijimtarisё sё poetit, studjuesit dhe kritikut letrar Arqile Gjata. Ai mes librave tё tij ka shumё me poezi e disa libra me studime. Eshtё njё kompleks elegant botimesh qё kanё filluar qё nё vitin 2005, ndёrsa poezia e parё ёshtё shkruar qё nё vitin 1966 me titullin “Shqerka”

Tek lexon librat me studime dhe kritika letrare, habitesh kur sheh se sa shumё ka shkruar pёr tё tjetrёt, e kur pёr tё ёshtё shkruar pak. Janё parathёniet e librave tё tij shkruar nga profesorё, akademikё e studjuesё tё ndryshёm Nё shkrimet e tyre analitike theksohen pothuaj tё gjitha ato veti qё ka Arqile Gjata si kritik letrar dhe si studjues, si njё zё krejt ndryshe.

Pikёrisht nё kёtё veti do tё ndaloj edhe unё pёr tё kontribuar sado pak nё punёn e tij tё plodhur nё dobi tё kulturёs shqiptare, si nё letёrsi ashtu dhe nё histori dhe gjuhёsi.

Librat studimorё fillojnё me “Njё ese pёr jetёn” nё vitin 2010 dhe vazhdojnё me “Tё pikturosh fjalёn, tё pikturosh dritёn” ( 2017), “Trokas me ligjёrime” (2017). Tё veçanta janё studimet mbi Aristidh Kolёn dhe “Udhёtime poetike” si libra qё e nderojnё autorin e tyre. Bёjnё pjesё nё kёtё mozaik dhe botimet me kujtime “Ti je lulja mё e bukur” (2014) dhe “Shoqata atdhetare “Vёllazёrimi” (2015).

Ndonёse jeton nё Greqi, gjeografia e studimeve tё tij kapёrcen disa kufinj shtetesh dhe qё nga studio e tij ai shkon nё Kosovё, nё Maqedoninё e Veriut, nё Shqipёrinё e Vlorёn e tij tё dashur, nё Izrael, Angli, Amerikё etj. Ndёrsa hapёsira kohore e autorёve dhe veprave tё tyre qё ai ka marrё pёr studim ёshtё shumё e madhe, vjen qё nga rilindja shqiptare e ndalon pёrkohёsisht nё ditёt tona.

Pёrshtypje mё bёn libri “Njё ese pёr jetёn” qё shoqёrohet me njё parathёnie dhe reçencё nga prof.dr. Fatmir Terziu. Ai shkruan pёr kёtё libёr:

“Eshtё njё ridimensionim i fjalёs sё pjekur, njё rishtrim i dijeve dhe njohurive qё ka ky autor, por edhe si trajtues i vlerave nё artin e fjalёs.”

Nё kёtё libёr tё parё studimor, botuar para dhjetё vjetёsh, edhe sot gjenden mendime me vlera tё pakufishme pёr kohёn qё jetojmё. Jo vetёm mendimet por edhe esetё e kritikat letrare kompozojnё kuadrin mozikor tё kёtij libri tejet tё sinqertё. Kur lexon esetё mbi jetёn, mbi shpirtin, mbi vetminё apo vdekjen, mendja mё shkon te romani i Sterio Spasses “ Pse”.

Arqile Gjata shfaq alternativat e tij tё pafund nё matricat studimore, duke shpёrthyer personalitetin e tij social, cultural dhe gjuhёsor. Po e theksoj se nё gjithё studimet e tij; ka nёnshtar poetic, ёshtё poezia qё e drejton atё pёr tё realizuar portretet e shkrimtarёve dhe poetёve tё shquar si Roland Gjoza, Fatmir Terziu, Stefan Martiko, Alush Avdyli. Janё tё shumtё edhe poetё dhe shkrimtarё tё tjerё, pёr tё cilёt Arqile Gjata shkruan: “ Demokracia e fjalёve ёshtё demokracia e artit tё tё shkruarit” pёr poetin e Sami Gjoka, ose “Shkrimtari i njё kataklizmoje hipotetike” pёr Spiro Qirinxidhi. Ndёrsa pёr poetin modern Stefan Martiko ai shkruan se ёshtёpёrfaqёsues i meritueshёm i poezisё moderne me doza hermetike, qё ka ndёrtuar trekёndshin mendim-gjuhё-kulturё.

Por nё vёllimin “Udhёtime poetike” Arqile Gjata pёrdor “artilerinё e rёndё “ duke trajtuar tema tё fuqishme siç ёshtё ajo qё e hap kёtё vёllim dinjitoz “ Multigjuhёsia dhe multi kultura nё rrethanat aktuale nё Ballkan” – njёsulm i fuqishёm studimor, ku pak studjues tё fushёs kanё denjuar tё studjojnё. Eshtё vendi kёtu tё theksoj se Arqile Gjata ёshtё njё shembull qё trajton litetarturёn e speciliziuar, pёrfshirё edhe studimet e profesorёve tёUniversiteteve shqiptare. Nё kёtё libёr mbizotёrojnё shumё kritika letrare pёr shumё poetё shqiptarё por qёjanё kryesisht nga Jugu i Shqipёrisё, dhe jo vetёm tё Vlorёs. Rёndёsi ka qё vetё poeti Arqile Gjata jep konkluzione tё rёndёsishme pёr poezinё shqiptare, sa qё po tё mblidhen veçmas nё njё vёllim tё posaçёm do tё ishte njё kontribut nё drejtim tё vlerave tё kёsaj poezie bashkёkohore shqiptare.

Arqile Gjata me studimet e tij, jo vetёm pёr poezinё shqiptare, po bёn punёn e njё instituti tё tёrё.

Si ёshtё e mundur qё njё njeri i tillё ku mosha bёn punёn e saj, aq mё tepёr emigrant, tё marrё pjesё nёkonferenca e tubime shkencore nё universitetet e Shqipёrisё, tё Maqedonisё e tё tjerё universitete, tё mbajё kumtesa tё çmuara…dhe tё mos kёrkojё haraçe..!? Ky ёshtё thelbi i kёtij poeti – shkencёtar qё nuk e ka ndёrprerё punёn e tij intelektuale, krijuese qё kur mbaroi Institutin e Lartё tre vjeçar tё Shkodrёs nё vitet 1972-1975!

Nё botёn e madhe shpirtёrore tё Arqile Gjatёs gёlon shpirti i Jugut, prandaj ai shkruan e shkruan pёr poezitёe Fatos Arapit, Niko Kacalidhёs, Hiqmet Meçaj, Grigor Jovanit, Xhemal. Lato, Llambi Gjikuli, Theodhori Biba, etj.

Ndёrsa studimi “ Himara nё kёngё” ёshtё njё obelisk me firmёn poetike tё arkitektit Arqile Gjata.

Nё librin tjetёr “ Trokas nё ligjёrime” studjuesi poet e tejkalon analizёn pёr njё autor duke hyrё nё paralelet etre poetёve vlonjatё Ali Asllani, Nexhat Hakiu dhe Fatos Arapi. Prof. Dr. Bardhyl Gaçe e cilёson kёtё libёr si “Njё vizion i ri nё studimet letrare”, me shumё tё drejtё sepse vetёm studimi i Arqilesё i futur nё kёtё libёr me titullin” Gjuha arvanitase e folur arkaike apo “zhargon”?”, ёshtё njё pus i thellё ku ai ia ka gjetur fundin. Ky studim sё bashku me atё pёr Aristidh Kolёn dhe pjesёt nga “Arshiva e harruar” janё pjesё e dёshmisё tёhistorisё sё vёrtetё tё shqiptarёve, çka Arqile Gjata e shtjellon me pёrpikmёrinё maksimale. Po kёshtu mund tё cilёsoj dhe punimin eskluziv tё botuar nё kёtё libёr mbi frazeologjinё e poezisё çame, ku respekton punimet e shkencёtarve Gjovalin Shkurtaj dhe durrsakes Edlira Troplini. Tё habit fakti se si i gjen Arqile Gjata veprat etyre, me zellin e njё tё riu, do tё thoja.

Mes punimeve tё shumta, Arqileja ka bёrё dhe studimin e guximshёm mbi poetёt shqiptarё emigrant nё Greqi duke trajtuar me shumё finesё tragjiken dhe tё shёmtuarёn.

Nё radhёn e studimeve historike, Arqile Gjata ka bёrё analizёn e vendbanimit tё arvanitasve. Eshtё njёstudim qё ballafaqohet me studimet e studjuesve arbёreshё dhe qё dallon pёr saktёsinё dhe larminё e dokumentacionit tё jashtёzakonshёm. Ai si asnjё studjues tjetёr e ndan kёtё studim nё pesё periudha ku nё secilёn ai ka vendosur mendimin e tij shkencor.

Nё studimin madhor mbi Aristidh Kolёn kemi tё bёjmё me njё monografi tё plotё ku mpleksen jeta dhe vepra ekёtij arvanirasi tё madh me jetёn e figurave tё shquara arvanitase ndёr shekuj. Njё libёr i till i bёn nder kulturёs shqiptare.

Por le tё kthehem nё atё pjesё tё krijimtarisё tjetёr tё Arqilesё, atё tё muzёs poetike. Poezia e tij “ Vargje prej guri” ёshtё njё lloj autoportreti i tij. Poeti, shkrimtari dhe pёrkthyesi i njohur Iliaz Bobaj me rastin e 70 vjetorit tёlindjes sё Arqilesё, shkroi artikullin studimor “Profili poetik i poetit Arqile Gjata” duke e karakterizuar kёshtu poezinё e tij: “ Tё duket sikur poeti hyn nё njё vend tё shenjtё, nё tё cilin, pasi pёrkulet me nderim, duke lёnёnjёherёsh dhe urimin e tij, del prej andej mё i fisnikёruar se mё parё.”

Analiza tё shumta janё shkruar pёr krijimtarinё e Arqile Gjatёs si poet. Me tё drejtё ai cilёsohet si njё zё mё vete, si njё pёrfaqёsues i poezisё sё Jugut, atij Jugu qё ai i kёndon me aq dashuri dhe respekt.

Arqile Gjata punon vazhdimisht, mosha e tij veçse e shtyn akoma mё shumё pёr tё punuar nё dobi tёshqiptarёve kudo qё janё. Uroj qё ky poet, studjues dhe shkrimtar( tё mos harrojmё dhe vёllimet me prozё) tёketё shёndet dhe jetё tё gjatё!

Durrёs 1 maj 2020

181 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page