ANALISTËT E SOTËM SI “KOMISARË” TELEVIZIVË...



-Mua sikur më nxjerrin “mallin” e së shkuarës, por të jemi të vërtetë: komisarët e djeshëm besonin në ato që na flisnin në zboret tona ushtarake. Ata ishin burra shumë më të ndershëm se sa këta që më duken si “shërbëtorë” xhepshuar nga një studio në tjetrën-


Nga Shefqet Meko


Herë pas here, kur lodhem me lajmet që më rrethojnë në Amerikë, si për t’u çlodhur dhe për të përzjerë “menynë” informative, hap ndonjë portal ose leXoj ndonjë gazette.Nga larg ndjek jetën politike të atij vendi që akoma më shfaqet në ëndrra dhe kujtime. Më është shterur dashuria për partitë, sepse të gjitha për mua që kam dekada jashtë, më duken njësoj. Secili do pushtetin që përmes pushtetit të krijojnë “borderonë” e ardhës duke vënë në punë të njëjtët sipërmarrës që opinionistët i quajnë “oligarkë”. Për mendimin t