top of page

Analfabeti i diplomuar



Nga Vasil Klironomi

Jo një, as dy, as tre, as katër, por tridhjetë e katër janë gabimet ortografike të eseistit, poetit, kritikut, gjuhëtarit, historianit dhe nuk e di çfarë tjetër Arqile Gjata ,në esenë «POETJA EGLANTINA KUME DHE LAJTMOTIVI I SAJ POETIK» Kam shkruar një për një fjalët, ashtu siç i ka shkruar vet autori: Eglatina, frymarrjen, Psikoanalizën,  vënd, depërtonë, pikturonë, peisazhe, frymarrjes, marimangash, ngjajshme, çelsat, lejtmotiv, trishta, rëngjethse, thërmiat, dhimbëshme, posht, kuptimis, pijnë, peshkatare, breçkat, pijnë, mësëmiri, bashkëudhëtare, Bukurija, breçkat, nxjerin, tines, Gjithëçka, individualitein, femror, Uninë, mbizotrojnë, zogjt. Sa për sintaksë dhe morfologji, as që bëhet fjalë. «Dëshiroj të ndërmarrë një udhëtim poetik me Poeten Eglatina Kume!!!» shkruan autori kur mund të shkruaj -dëshiroj të bëj një udhëtim. Të ndërmarrë?! Çfarë të marrë përsipër?! Shpenzimet e udhëtimit?! Dhe nuk e kuptoj, pse tre pikëçuditje në fund të fjalisë? «ndjeva kënaqësinë estetike, që kanë psikoanalizën si parim në poezinë e saj dhe ka vënd të spikaten figura si...» shkruan më poshtë. Ka kënaqësi estetike dhe jo estetike? Pastaj, psikanaliza (dhe jo psikoanaliza) që shkruan autori, është metodë e mjekimit të sëmundjeve psikike... dhe përfundon frazën me një rrëmujë fjalësh. «me efekte të fjalës dhe frymarrjes për të poetizuar të tjera prurje përdor gjuhë krijuese meditative e ngjajshme si në heshtje, apo një materie» vazhdon me rrëmujën e fjalëve dhe që mos të na duket e gjatë rruga për në çmendinë, na afron «muzgun e pikturuar me yje të përflakur.» Në muzg, yje të përflakur! Këtu nuk kam ç’ të them. Dhe shkruan Qilja, ky studiues i madh: «Poetja ngjanë si një qytetare fisnike, por dhe ca e vonuar që mbanë çelsat e shtëpisë.» Fisnikëria është tërësia e parimeve dhe e normave të sjelljes. Mund të përfytyrosh një poete pa qytetërim? Ç’ është ky krahasim? Dhe më poshtë: «Në këtë poezi lexuesi i natyrshëm prek fantazinë poetike» «si pasion vital me tinguj, që ngjasojnë me heshtjen si qetësi,» Ka lexues të natyrshëm dhe jo të natyrshëm? Pasioni vital ngjan me heshtjen që dhe heshtja ngjanë me qetësinë?! Ngre duart lartë. Lexoni sa bukur shkruan poetja Eglantina Kume: O erë e çmendur gushti, që përkund varkat peshkatore, që breçkat ua nxjerr tinës vajzave,që në breg pinë cigare…  Dhe komenton Qilja: «ndjej se po shijoj çastin, jetoj së bashku me autoren, për të kuptuar thelbin e kuptimis së erës dhe ç’lidhje ka me byreçkat dhe vajzat që pijnë cigare!?...» E! Mund të them me siguri se studiuesi i madh nuk e lexoi librin, por libri lexoi studiuesin e madh. Breçkat, i shndërroi në byreçka. Lexues i dashur, ky është eseisti, poeti, kritiku, gjuhëtari, historiani dhe nuk e di çfarë tjetër që kërkon me këmbëngulje t’ i jepet titull  shkencor dhe që disa prej figurave të gjuhësisë dhe të historisë sonë e mbështesin. Unë edhe pse autodidakt, marr guximin tu shtroi pyetjen: Zotërinj! Ku po e çoni Shqipërinë? Lexoni se si shkruajnë këta zotërinj për këtë analfabet që thotë se është diplomuar në Institutin tre vjeçar të Shkodrës për gjuhë-letërsi : Prof. Dr. Eshref Ymeri: u njoha me vlerësimet e larta, bukur të argumentuara, të shumë personaliteteve të kulturës mbarëshqiptare për krijimtarinë Tuaj të begatë. Jam sa krenar, aq edhe entuziast për ato vlerësime tepër objektive që Ju kanë bërë bashkatdhetarët e njohur të fushës së letrave shqipe. Dr VALTER MEMISHA: Gjovalini i ka pare materiaket dhe ka bere vleresimin qe e meritoni. Une e vleresova punen tuaj a priori (pa e pare fare materialin) PROFESOR TANUSH SHASKA MESAZHERI I VLERAVE: Pershendetje Arqile.!Lexova punen e jashte zakoneshme qe keni bere per studimin gjithe pasion e perkushtim te rrenjeve te gjuhes sone ametare BASHKIM PECI: Z. Arqile,Ju faleminderit për materialet qe me percollet. U hodha nje sy, ne menyre vertikale. Do te gjej kohe per ti lexuar. Punimin tuaj do te doja ta krahasoja per nga risite qe sjell per te njohur kulturen, libri i Kadarese: Autobiografi e popullit tim ne vargje. Nga doc: Odise Çaçi, Ai ka diskutuar në auditore me studentë, sudiues, historianë e akademikë ku ka parashtuar dhe mbrojtur me fanatizëm gjuhën shqipe, origjinën e saj pellazge.Referatet e tij në universitetin e Gjirokastrës, në universitetin e Tetovës, në revistat letrare brenda dhe jashtë Shqipërise ,si në Bukuresht, në Greqi etj i japin vlera të veçanta studimeve të tij si dhe mendimeve të hedhura për shumë probleme letrare sot, që një pjesë kalojnë në nihilizëm dhe disa te tjera ngrihen në qiell pa ndonje vlerë artistike. Reçensuesit kanë dhënë shumë gjëra pikante, po ashtu dhe dy prof.e nderuar Bardhosh Gaçe dhe Shpresa Gjergji, të cilët e vlerësojnë lart penën e prof.Arqile Gjatës. Ndërsa profesore Shpresa Gjergji bën këtë vlerësim për librin e prof. Arqile Gjatës. (Na dhe profesor Arqileja) Ajo na sjell në kujtesë një shprehje të Akademikut të shquar shqiptar, prof. dr. Rexhep Qose se “gjuha është biografi e popujve, sepse në gjuhë dhe me gjuhën, më mirë se në çdo dokument material, ruhet historia e tyre intelektuale. NGA PROFESOR ASTRIT GJUNKSHI I nderuar z. Arqile~! I kalova shpejt e shpejt tre materialet qe me derguat dhe, menjehere, rrita te formoj nje ide te qarte per ju dhe vepren tuaj. Dua te te pergezoj vertet per nivelin e thelle te krijimtarise tuaj studimore dhe artistike. Eshte nje befasi per mua. E shoh qe nuk keni ndonje titull apo grade akademike, por ju jen nje shembull tipik i asaj se sa pa vlere jane ato tituj e grada, te cilat mbahen shpesh nga njerez medioker qe vegjetojne. Ju i keni marre ato tituj e grada me vepren dhe integritetin tuaj. Konstatoj se ju vini nga formimi unjversitar ne fushen e gjuhe letersise dhe e keni thelluar formimin tuaj me studim e pune kembengulese. Fran Ukcama: Nderim o poet, shkrimtar e tash ne pjekurine naltore artistike, si studiues e kritik artit letrar, zoti Arqile Gjata,

Syri i autodidaktit: Në radhët e shkruara poshtë emrave të lartpërmendur, unë gjeta gabime ortografike. Nuk e di në se janë gabimet e tyre, apo i ka rishkruar Arqileja.

91 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page