top of page

ANÇELOTI...


ANÇELOTI, I PARI TRAJNER I HUAJ I PERFAQËSUESES BRAZILIANE DHE DISA GJYKIME


Nga Skifter KëlliçI


Një ndër futbollistët e parë brazilinë që zbarkoi në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, ishte Zhulinjo, i cili në vjeshtë të vitit 1950 veshi fanellën e “Juventusit” të Torinos. Që atëherë dhe deri tani në klubet evropiane kanë lujatur me dhjetëra e dhjetëra brazilanë dhe vetëm sezonin 2022-23 plot 484 të tillë, nga të cilët rreth 30 edhe në Shqipëqri, ndër të cilët po kujtoj dy prej tyre, Kainjën dhe Patrikun të “Tiranës”. Por ndësa në vjetarët e futbollit boteror janë shumë të ralla rastet kur trajnerë të huaj të kenë drejtuar klube braziliane të futbollit, sot ka shpërthyer një ”bum” trajnerësh të huaj nga vende amerikolatine që janë vendosur në Brazilin e mbiqajtur d “Meka e futbollit’”, si argjentinasit Sanpaoli, Vojvoda, Kude’, portogezët Ferreira, Pepa, Kaiksinga, ...që pritet të sjellin në klubet braziliane risi në fushën taktike, sepse për teknikë brazilianëve, siç dihet,“nuk ua ha qeni shkopin”.

Mirëpo lajmi gjëmimtar që qarkullonte prej disa javësh në mjediset mbarëbotërore se trajneri i mirënjohur italian, Ançeloti, kinse do linte “Realin” e Madridit, dëshmoi këto ditë se nuk ishte “shaka e 1 prillit’ , sepse u përhap në eter , në ekranet e televizorëve dhe faqet e gazetave të të tërë rruzollit tokësor, si vendim përfundimtar I FB të Futbollit, me të vetmin ndryshim se kjo do të ndodhë në verë të vit 2024.

Pra, për herë të parë në historinë e vet, përfaqësuesja e Brazilit do të udhëhiqet nga një huaj, ...me synimin që ajo, së pari të rrëmbejë Kupën e Amerikës Latine, e cila fillon atë vit dhe, mbi të gjitha, për të gjashtën herë të jetë zotëruesja e Kupës së Botës në vitin 2026. Por i habitshëm është fakti se përse FB e Futbollit nënshkruan me Ançelotin kontratën një vit përpara se ai të fillojë puën si trajner i përfaqësueses?! Sepse, siç pohon trajneri tjetër italian Kapelo, në faqet e ”Gaxeta dello Sportit”, Ançeloti është trajnër “që ka fituar gjithçka”.

Mund të pranohej ky afirmim absolut nëse të paktën këtë sezon ai të kishte arritur të ashtuquajturën “tripletë”, pra të kishte fituar kampionatin, Kupën e Spanjës dhe Kupën e Ligës së Kampi onëve, kur në fakt, “Reali” i tij zuri vendin e dytë në kampionatin spanjoll me 10 pikë më pakse “Barcelona”, kampione, humbi në gjysëfinalen e Ligs së Kampionëve në të gjitha aspektet me “Mançster Sitin” e Guardiolës, që fitoi këtë tripletë, dhe arkivoi vetëm kupën e Mbretit, duke dëshmuar se skuadra e tij pati lëkundje “tektonike” me lojëra opake, 6 humbje dhe një pikë më shumë se “Atletiko”që zuri vendin e tretë.

Pra, nuk mund të themi se ”Ançeloti” ka fituar gjithçka...siç pohon Kapeloja . Dhe nëse do të thellohemi dhe më tutje në jetëshkrimin sportiv të Ançelotit, të paktën në këto pesë sezonet e fundit, atëherë shprehja e mësipëme e Kapelos do të vihet edhe më shumë në dyshim.

I larguar nga “Reali” me vendim të presidentir të tij Perez në sezonin 2016-17, Ançeloti nuk plotësoi lakmitë e bosëve të “Bajernit”, që të fitonte Ligën e Kamionëve dhe u shtrëngua të largohej. Në sezonin 2018-19 ai drejtoi “Napolin” e De Laurentisit, një bos lakmitar, pa rrëmbyer asnjë trofe dhe një sezon më pas u detyrua të mërgonte në Angli, ku gjeti punë tek “Evertoni’, i cili kalamendej nga mesi i renditjes së kampionatit anglez..

Dhe, jo vetëm nuk e ngriti të paktën në 10-shen e parë, por e zbriti dhe më poshtë. Arsyeja? Fare e theshtë:n uk kishte më në dispozicion këmbët e arta, sidomos të futbollistëve të huaj, veçanërisht t te “Reali”.

Nuk dihet si do t’i shkonin punët Ançelotit, sikur Zidani, trajner i “Realit” me të cilin kishte fituar dy herë Ligën, (2016-17; 2019- 20) dhe Ligën e Kampionëve, (2016,17,18), të largohej nga “Reali”, me sa duket për t’u bërë trajner i përfaqësueses franceze, ambicje e tij ende e pasendërtuar.

Atëherëu kujtua për të presideti Perez që e ftoi Ançelotin të zinte vendin e Zidanit, dhe kështu ai,falë tij ,u ngjit sërishmi nëpiedestalin e trajnerëve të mirë të Evropës.

Po sikur Peresi të mos i bënte këtë mirësi Ancçlotit,në cilën skuadër do të përfundonte ai si trajner? Nuk dihet...

Po të kthehemi përëri të vendimi i FB të Futbollit që e emëroi Ançelotin trajner të përfaqësueses së futbollit, kur “Reali” i tij u rendit i dyti në Ligën spanjole, e përsëris, pa shkëlqyer në të.

A do të shkëlqejë në sezonin 2023-24 që pritet të filljoë në gusht, a do të fitojë Kupën e Mbretit, dhe më pas edhe Ligën e Kampionëve si sezonet e fundit? Mundet...Por mund të ndodhë edhe e kundërta: që “Barcelona” përseri të bëhet mbretëreshë , të bëjë edhe ajo tripletën, që mbase shemra e “Realit” , “Atletiko” të ngjitet më lart dhe t’I zërë vendin, të përsëritet kështu skenari i këtij sezoni që shkoi. ... Asgjë nuk është e sigurtë.

Atëherë nëse ndodh kjo, sido të fillojë punën Ançeloti si trajner i Brazilit, kur ai vihet në këtë detyrë pasi vjen duarbosh nga Spanja?...

Prandaj mendoj se FB e Futbollit duhej të kishte një listë edhe me emra të tjerë trajnerësh dhe të zgjidhte midis tyre atë që do të kishte suksese në fund të sezonit 2023-24

Por këto janë hamendësime.

Tashmë emri I Ançelotit do të vihet krahas trajnerëve Feola të Braziit 1958, për herë të parë kampion i Botës, dhe ngadhnjimtarëve të tët jerë nga Moreira, trajneri i Brazilit të vitit 1962, Zagalo, trajner I Brazilit 1970, Pereira, i vitit I 1994 dhe Skolari i Botërorit të vitit 2002, për të përsëritur suksesin e tyre.

Pa iu thënë hapur, ky është vetmi kusht që i është vënë Ancçelotit, jo vetëm nga FB e Futvollit por edhe nga shumë prej yjeve të dukurshme të futbollit brazilian, Ronaldo, Ronaldinjo, Karlos Alberto ...për të ardhur tek futbollistët e sotëm, Neimar, Vinicius Militao,...por edhe kusht i “torsidësës”, siç quhet në Brazil gjallesa shumë e shumë milonëshe e futbollit në këtë vend të madh jugamerikan.

A do të arrijë Ançeloti të përmbushë këtë dëshirë përvëlake të tyre?

Nga përvoja e gjatësi gazetar dhe historian i futbollit do të paraqes më poshtë disa gjykime që mbase shkojnë ndesh jo vetëm me gjykime të specialistëve të futbollit, por dhe të futbolldashësve tanë.

Pa dyshim që Ançeloti i ka të gjitha mundësitë që pas më shumë se 20 vjetësh pritjeje, ta shpjerë përsëri Brazilin në Olimpin futbollit botëror. Dhe kjo sepse nga 484 futbollistët brazilianë që luajnë sot në klubet e Evropës, rreth 30 që janë kandidatë absolutë për të luajtur në përfaqësuesen e ardhshme që ai do të drejtojë.

Po përmend një pjesë prej tyre:

Miitao, Vinicius, Rodrigo, Junior, Ederson, Jesus, Beker, Markuinjo, Fabinjo, Riçarlison, Fred, Kazemiro, Tiago Silva, Neimar, Alison, Aleks Sadro, Artur, Ederson, Antoni, Pedro, Danilo... që luajnë në klubet më të njohura të Anglisë, Francës, Spanjës, Italisë...si dhe shumë e shumë të tjerë që luajnë në klubet braziiane.

Të shohim...

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page