Jabllanica e Drimkollit të Dibrës, Albanopoli i motshëm i Ilirisë
Ka shummë mundësi, shkruan Vahid Kormaku, që Jabllanica e sotme të jetë Albanopoli antik, ku banonte fisi ilir Alban, që përmend Klaud Ptolemeu
Qyteti ilir i fisit Alban, sipas studiuesit nga Stebleva, Vahid Kormaku, bashkëpunëtor i Aleks Budës, ndodhet në Jabllanicë, midis Modriçës (Drimkollit) në të majtë të Drinit të Zi dhe Strugës, gjatë Luginës së Drinit të Zi.
V.Kormaku kundërshton Zgërdheshin si qendër e fisit të Albanëve dhe si Albanopolisi.
Vahidi në librin e tij ngul këmbë që aty, në kodrën e Jabllanicës, te kalaja të bëhen punime arkeologjike për të dal në pah kjo e vërtetë e mohuar.
(V.Kormaku, “Sheshet e betejave të Skënderbeut” faqe 112-114, 2012)
Jabllanica gjendet në pjesën e RMV, afro 2 orë larg kufirit të Shqipërisë, Steblevës. Vendi ku pohohet se ka qenë Albanopolisi asht një kodër e zgjatur me një sheshore në majë, e mbuluar me lisa dushku. Sheshorja asht e rrethuar me mure të forta. Nga të gjitha anët ka shesh pamje. Në këtë vend gjëndet rrënojat e dy fortesave, kalasë së jabllanicës, që njihet ndryshe si Kalaja e Skënderbeut dhe gjendet sipër katundit Jabllanicë, rrëzë malit Raduc.
Studiuesi tjetër Arqile Josifi në librin e tij” Ptolemeu dhe Albanopoli” e përcakton Albanopolisin në Sllovë, Trojak, Dibër dhe kundërshton përcaktimin e ASH për Zgërdheshin e Krujës.
Kjo hartë ka për autor studiuesin italian Coronelli, Vincenso Maria (1650 – 1718) Harta tregon brigjet e Dalmacisë dhe të Detit Adriatik nga Kroacia e sotme deri në Durrës, me shtrirje deri në Dibër , ku është lokalizuar me rreth të kuq Albanopolisi.
Ky është një varr ilir në afërsi të Jabllanicës, Dibër e Epërme, RMV ku shkruhet “Posis Mestyle, i biri i Flavias, motrës së Delus Mucati, i cili vjen nga Albanopli.
(Fotoja e varrit ilir dërguar nga Engjëll Buxhaku, studiues nga Dibra e madhe, RMV.)
Ky studim për Albanopolisin është një ftesë për të vërtetëm historike, larg patriotizmit lokal, pasi si në Zgërdhesh, në Jabllanicë dhe në Trojak ka rrënoja të qyteteve ilire.
Comments