AJO QË DUHET THËNË E DITUR PËR RAMADAN MUSLIUN


Sabit RRUSTEMI


(Në njëvjetorin e mungesës së Tij [1] )


Njëzetedy tetori i vitit 2021 shënon njëvjetorin e mungesës së shkritarit të shquar nga Krahina e Anamoravës, Ramadan Musliut, i cili tashmë i përket amshimit.

Virusi Corona, ky armik i përbotshëm që preku dhe Kosovën, gjeti strehë në organizmin e këtij njeriu të madh të letrave shqip dhe, pas një përballje prej gati një muaji, e shuajti njërin nga penat më të veçanta në fushën e poezisë dhe të kritikës letrare në katër dekadat e fundit, përkatësisht njëzetvjetëshit të fundit të shekullit të shkuar ( XX ) si dhe njëzetvjetëshit të parë të shekullit XXI .

Për mbamendësit por dhe brezat e tashëm, kryesisht të rinjtë, Ramad