
Ajo pikë…
Nga Fatmir Terziu
Ajo pikë është rojtari i çelësave
vendos atë që nuk mund të vendoset për ne.
Njeriu ka vullnet të lirë,
por ajo pikë e bën të duket joreale
thjesht e paarritshme.
Vështirë të kënaqesh,
sepse ajo pikë është më e thukët,
sesa të pikosh një pikë cënueshmërie.
Por ka diçka për një rrugë ndryshe,
që të jep aftësinë
të kthesh lentet në diçka që i kanalizon të gjitha,
në diçka më të thellë
që ajo pikë nuk mund ta prekë:
Arti…,
…arti im është forca ime, edhe nëse është thjesht art
dobësia ime rrjedh si një det i hapur i malluar
rradhon flokët me një ajër që është i kripur lart
mund të më prekësh vetëm kur të mos jem i zgjuar.
Unë kam art. Art nga ajo pikë e tretur!
Art që rrjedh nëpër mua
dhe majat e flokëve të mi që më kanë mbetur.
Unë dua të gjej një mënyrë për ta mbajtur atë gjendje shpirtërore
deri atëherë do të vazhdoj të ndjek lartësinë e përpiktë
i pafjetur…
në atë pikë.