top of page

AG MATO...


DY FJALË PËR AG MATON


Edhe pse nën demokraci të dekretuar, njëherazi me partitë e pafundme politike, në kryeqytet u shfaqën "librat e Ndaluar". Ndaloja ndonjëherë te librat e ekspozuar aty tek parmakët e "Urës së Elbasanit", teksa lija pas “Qytetin e Studentëve”, që e kishin dorëzuar revolucionin tek intelektualët zyrtarë.

Aty pashë, një ditë, librin "JUG", të Agim Matos. Autorin e dija por nuk e njihja.

Në të vërtet e takova vetëm dy herë: më 1993 kur shkova për një dyjavësh pushime në Ksamil dhe më 2015, si mërgimtar, ardhur për pak orë në Sarandë. Të dy herët për fare shkurt…

Në vitin 1995, isha në Ministrinë e Kulturës që organizoi Kthimin e Bilal Xhaferrit nga Amerika, por nuk e mora vesh kurre pse jo në shpurën përcjellëse për në vendlindjen e Tij.

Shkrova, megjithatë që Bilal Xhaferri edhe i Vdekur, e la Tiranën për Ata që e kishin pasur, edhe kur ai kaloi dete e oqeane për të gjetur Krahët e Shqiponjës, jo për të fluturuar larg, por për tu kthyer dhe zbritur sërish në JUG, në shtëpinë e të Vetëve…

Më 2012 trokita për një “botues falas”, por vura re se në Tiranë flitej vetëm me para në dorë. Nese per autoret shqiptare nuk eshte e thene te fitohet prej te shkruarit, sigurisht nuk eshte e thene qe te paguash pa-dinjitet, pra per te botuar letersi!

Ne castin e mbrame ne Tirane u kujtova se kisha emailin e Agimit dhe ia nisa "Atdheun Tjeter" atij. Pra, edhe kësaj here nuk zbrita dot në Jug. Mora avionin per Toronto, Kanada qe nuk me ishte premtuar te me behej Atdhe, por libri “Atdhe Tjetër” u nisë për te "Milosao". Kur arrita në Toronto, mora emailin e Agim Matos. Brenda sy-uljes dhe zerit te tij te ulet sikur e degjova: Më lejo ta botoj librin tënd!

Në një botë detyrimisht e deshperimisht gjithnje e me shume materiale, te gjitheve na ndodh të shfaqemi të pa-përsosur, por vijne prova te tilla kur shfaqemi më vërtetshëm kur bëjmë sado-dicka për të Tjerët, në shpirt të lirë.

Në të shkruara, ndodhte t'i drejtohesha me “Ag…”, për shkurt, sepse besoja se ai ndjehej mirë në imazhin e orëve të veçanta të mëngjeseve me det. Kaq duan njerëzit e Letrave. Pak orë të bukura, se paku në fillimet, paçka se ditët më pas shkojnë e ngrysen trishtshëm…

Botova disa libra autorial te “Milosao” shtepi botuese emër-bukur, përjetuam eksperienca të papërsëritshme, sidomos në marrjen e copyright-it për “Pushteti i Mitit” të të pa-zakonshmit Joseph Campbell, përkthyer me dëshirë nga unë dhe botuar vetedijshem prej Ag Matos, por për këto dhe te tjera, duhet rrëfyer herë tjetër…

Mora pjesë së largu në trishtimin e Familjes, vecanerisht te fëmijëve të Tij, që ndodhi t’i takoj veç në ato pak minutat e 2015-ës, mes librash, duke i uruar së largu ta ruajnë sa të mundin pasionin e babait te Tyre...

Nuk eshte aq e kollajte te kesh prind qe merret me libra, tere jeta te shfaqet si cmim qe s'resht se paguari. Nuk di pse besoj se, pas Ikjes se ketyre lloj prinderve, vijne ca lehtesira, ca nderime, qe jo cdo lloj prindi tjeter t'i le dot trashegimi...

Si gjithe miqte e Matos, sinqerisht urojme per ta: paçin një jetë sado-si më të kollajshme se Ati i tyre...



22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page