
… ag’ i ri i Bardhë
Fatmir Terziu
…ag’ i ri është një bardhësi e premtuar
dy pikla të ujta,
dy sy të turbulluar
bashkë me instiktet perceptimet ag’
në mes të ëndrrave jam i paduruar
Ti vjen i bardhë, i paqtë nga larg,
kur bëhem gati për të të përqafuar,
balli më tradhëton, syri më lag…
… vetë vegimi mbetet i malluar
vetëm për Ty i shtrenjti Babë!