top of page

A TI KOHË....


A TI KOHË....

 

A ti kohë që ecën mes ëndrrave,

Kurmin e tretur e shpërndan mjegullnajën e hirtë   rrëmben tashmen e  të ardhmen trazon

Përshkon zemëren e minutës

nëpër molekulat e ndryshkëta të orës

e brenë përbrenda çfarë tretet kohë e hapësirë  e pamëshirshme e paparashikueshme arrinë

e troket derën e kujtime

 

Bënë ftohtë, dhjetor

A ti kohë më mbështjell, 

peshën e krahëve të lëshuar mbi kurmin tim e ndjej

Kalojnë mbi mua kujtimet e vagullta,

N’ emër thërrasin, shkelmojnë e shqyejnë dyert

aroma e myshkut të çanë hundët

 

A ti kohë e largët bindem që rikthesh

Prej, puhizës, aromës, fjalës megjithëkëtë shpërthen stuhi malli

Puhiza i shfleton fletët e tua e marrin arratinë nëpër kohë dhe hapësirë 

aroma e pjekur prej kohës mbështjell lëkuren,

fjalët zbrazin mallin e shikojnë ëmbëlsisht sy

 

A ti kohë që rrëmben çaste, frymë, gjethe e lule, shtëpi, rrugica, miq e të afërm

Përfytyroj tapjeten e rrokullimës së kujtimeve, radhën e tyre sipas kohës

Çastin e zgjimit të tyre.... i befasishëm, goditje e prerë, lumë i rrëmbyer

 

Papritur kupton,

çastet njerëzit, imazhet, aromat

ndjesitë dhe gjendjet që dukeshin të parëndësishme, për të ndaluar  dhe një çast më shumë

A ti kohë i rrëmben

mendimi i parë që të vjen mëndje  tekefundit të bukura qenë

 

A ti kohë që nuk ecën mbrapa,

i penduari të ndreq gabimet fatale,

pak më gjatë të zgjasë lumturia

pasi e kemi kuptuar cila ishte mes gjendjeve

 

A ti kohë, na mësove shumë gjëra

vetëm një gjë nuk arrite

të na mësosh që të mos qahemi për të gjithën që ndryshon...

31 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page