top of page

A TË PLANIFIKOJ FËMIJËN NË KOHË PANDEMIE?


Razije Musa


Një grua e re e gjendur në mes të dëshirës për të pasur fëmijë dhe frikës nga pandemia, më pyet nëse e sugjeroj të vazhdoj me tentativat për shtatzëni apo të pres sa të kaloj pandemia.

Në fakt ky është një vendim shumë personal që duhet ta merrni bashkarisht me partnerin.

Profesionalisht mund të ju them se pandemia ngjallë frikë e stres te gratê shtatzëna, izolimi i gjatë mund të ju mërzisë, ndikimi i hormoneve dhe gjendja aktuale mund të ju shkaktojë nervozë, prandaj analizoni mirë rrethanat dhe pastaj vendosni.

Po ashtu llogaritni faktin se në Kosovë numri i të infektuarve është i madh dhe hospitalizimi mbetet sfidë në vete edhe për personelin shëndetësorë.

Nëse nuk ka ndonjë arsye të fortë që ju shtyen tani drejt shtatzënisë, ju edhe mund të pritni disa muaj, por vendimi mbetet i juaji.

Si idhujtare e familjeve të mëdha uroj që pandemia të kaloj shpejtë e Kosova të shtohet me shumë fëmijë.

Me dashuri,

Razija

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page