top of page

A njohim faktorin statutor?!




Partia Demokratike krenohet me faktin se është një demokraci e gjerë. Një angazhim për diversitetin dhe përfshirjen qëndron në thelbin e statusit të saj. Por lajmi që Sali Berisha, ish-Lideri i kësaj partie, do të humbasë vendin e tij në Grupin Parlamentar të PD-së për shkak të statusit „Non Grada“ nga ana e SHBA-së, i ekspozon pretendimet e tilla si krejtësisht të zbrazëta.

Gjithkush këto ditë ka një opinion „personal“. Secili, pa përjashtuar dhe „armiqtë“ më të egër të Sali Berishës, e kanë një ide në kokën e tyre. Ka gëzim, ka hidhërim, ka britma dhe ka heshtje. Disa kthehen në rrënjët e vitit 1990-të, padyshim te 22 Marsi i vitit 1992, të tjerë përmendin 1996, 1997, e me radhë…, vitet me ngritje dhe ulje në figurën dhe staturën politike të Berishës, gjithnjë në mesin e PD-së.

Gjithkush kësisoj mendon dhe vë në praktikë „Kthehu në vite pas e bëhu i arsyeshëm në vitin që pason ditët me të tilla ndodhi politike“. Kjo natyrisht e mërzit dikë kur dëgjon nga e shkuara se një kohë gati gjysëmshekullore në të kuqe u kthye blu. Pasi shënoi fitoren e asaj kohe, eksperti mbështetës i SHBA-së ndau një fotografi të tij duke qëndruar me krenari pranë Berishës në një tubim elektoral që ai kishte organizuar në qendër të Tiranës. Fotografia është historike. Ajo flet. Ajo tregon kohën për kohërat. Flet edhe për ditët në vazhdim. Më pak se një vit më vonë, eksperti amerikan, nxori fotografinë edhe një herë, këtë herë për të ilustruar më shumë fjalë për veprimet e tij dhe për të thënë se ai ishte vërtet i lumtur për faktin se kishte ndarë një platformë me kreun më të lartë të PD-së. Dhe kështu PD, Lideri i saj, gjithkush me PD-në, anëtar dhe militant, i angazhuar dhe përfshirës, ka ndjekur që atëherë rrjedha të ndryshme. Kanë parë të gjithë flamujt amerikanë në sheshe e mitingje, protesta e përkrahje.

Pas gjithë këtyre viteve kursi ndryshon. Sali Berisha shpallet „non-grada“ nga SHBA. Dhe pos kësaj mjaft persona kanë ndryshuar mendje(?!) Ndoshta këtë mendje e ka ndryshuar edhe „eksperti“ amerikan, që në këtë rast është i padukshëm. Pra, Ai nuk është i vetmi që ka ndryshuar mendje. Për thjesht deklarimin e një vendimi të tillë, Berisha është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së, ku dikush shprehet se madje është „përndjekur dhe abuzuar edhe në mediat sociale“ ?!. Tani, me sa duket, abuzimi online është kthyer në kërcënime të sigurisë jashtë linje.

Mbështetësit e kësaj fryme demokratike, ata që kanë qenë krah dhe në afërsi me Berishën, ata që kanë konsideruar një rymë të fortë në PD, e duan ende deputetin Berisha të jetë zëri i tyre në PD, në Parlamentin e sotëm, pra e duan atë në Grupin Parlamentar të PD-së, e duan me zë të qartë, kur ai i bën thirrje për të rrëzuar njëkohësisht edhe Ramën, edhe Bashën. Ata ishin edhe në takimin e parë në „Rogner“ me Berishën dhe në përkrahje të tij, kur ai argumentoi se kjo që po ndodh duhet të jetë një klimë urrejtjeje, dhe se demokracia duhet të shndërrohet në realitet dhe jo në mendime të perceptuara të motivuara nga armiqësia ndaj një figure të tillë, sikurse është vetë Berisha. Dhe ata thjesht e adhuruan atë kur ai foli me zell në prani të tyre për angazhimin dhe betimin e tij se do të rikthejë PD-në për demokratët.

Këta mbështetës, nuk mund të ngopeshin me termin e të qenit „viktimë“. Por problemi është se kjo nuk ndalet këtu. Problemi i kohës është kush dhe cili duhet të mbështesë dhe të mbështetet. Kur flet për mbrojtjen e demokratëve, Berisha e bën të qartë se nënkupton ata që janë lënë mënjanë nga Basha dhe nga politika e tij. Por, kritikët shkojnë më tej. Ata gërmojnë dhe gjejnë hapësira të tjera, ku theksojnë se kjo është një produkt disavjeçar dhe jo thjesht i kohës që përkon me dy risi të papara më parë në mes demokratëve atë të „non-grada“ dhe të largimit nga Grupi Parlamentar i PD-së së Berishës.

Sigurisht, është mjaft demokratike, që mbështetja e plotë të bëhet sikurse mendojnë njerëzit. Abuzimi me këtë është një risk më vete. Kur të ngjashmit me këtë që po ndodh sot me vetë Berishën flasin se ata janë përjashtuar për mendimin ndryshe, ata hapin rrugën për një rrjedhë fyerjesh të turpshme. Kundërshtarë dhe të pakënaqur kësisoj shfrytëzojnë çdo mundësi për të kërkuar që Lulzim Basha të marrë masa të tjera dhe të tërheqë kamxhikun e partisë, dhe udhëheqësi i PD-së të vendosë me më shumë institucionalizëm për fate të tjera.

Ajo që është vërtet tronditëse është mungesa e plotë e mendimit të saktë të deputetëve të PD-së, që mblidhen në mbrojtje të njërit apo të tjetrit. Ata dikur mund të kenë lavdëruar fjalimet e Berishës, mund të kenë përqafuar lëvizjet e Bashës, por kjo me sa duket, ajo që duhet dhe që pritet të jetë e qartë ka kufijtë e saj, përtej heshtjes dhe mbështetjes. Të gjithë mund të argumentojnë kundër kontrollit shtrëngues, por kur bëhet fjalë për kukullzimin e deputetëve është tërbimi. Në vend që të mbrojnë faktorin statutor, ata që bëjnë zhurmë mediatike, vetëm ata kanë kërkuar që të dy të ‘reflektojnë’ mbi pikëpamjet e tyre konkrete. Në vend që të mbështesë statutin e PD-së, në vend që të flasë institucioni legjitim, makineria e partisë preferon ta nënshtrojë atë në hetime formale thjesht për të ‘pëlqyer’ një cicërimë.

Edhe tani, kur Berisha ka nisur takimet me mbështetësit e tij nga „Rogner“, përgjigja e PD-shkon natyrshëm tek heshtja. Heshtja e institucionale është e frikshme jo vetëm për PD-në, por për të gjithë vendin, se përçarja e PD-së si forcë më e madhe opozitare, natyrisht hap shumë e më shumë plagë të tjera në vend. Kjo është e turpshme. Nën këtë heshtje të PD-së, hapësira e gjerë demokratike institucionale e PD-së duket se nënkupton që një turmë ngacmuesish të zgjuar të diktojnë politikën e partisë. Me gjithë retorikën madhështore të përfshirjes, diversitetit dhe demokracisë, Partia Demokratike nuk mund të bëjë një zgjim të mençur, një korrigjim të duhur dhe një angazhim demokratik.

E vërteta është se demokratët u troshitën në rrjedhë të demokracisë, vite më parë. Edhe gjatë garës së lidershipit, pas dorëheqjes së Sali Berishës nga PD, mjaft prej tyre u nënshkruan me një premtim të pashkruar nga fushata e debatuar, që përshkruante strukturat, si forma gati-gati vetëpërjashtuese. Dhe të mos harrojmë se kjo ishte partia që zgjodhi Lulzim Bashën kryetar të PD-së, ndërsa askush nuk kundërshtoi, madje as vetë Berisha. Heshtja ishte tek besimi përzgjedhës. Tek demokratët dhe demokracia. Kur demokratët thonë se PD është e përkushtuar ndaj barazisë dhe përfshirjes, kjo do të thotë barazi dhe përfshirje për të gjithë, dhe për personat që mendojnë ndryshe. Me Ligjin, korrupsionin, drejtësinë merren Institucionet përkatëse. Këtë rol nuk mund ta bëjë PD, statuti i saj e përcakton qartë, as dhe një individ i vetëm kushdo qoftë ai.

Në dështimin e saj të zjarrtë për të mbështetur të vërtetën demokratike, PD zbulon veten se është një parti aq tërheqëse ndaj një elite të zgjuar, saqë është e përgatitur të tolerojë çdo akuzë kundër njërit prej deputetëve të saj. Kjo është insinuatë frikacake. Është veprim i neveritshëm. Kjo nuk i intereson askujt, as vetë të huajve. Të gjithë duan një PD të fortë dhe të qartë në mendimet e saj statutore.

33 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page