top of page

A mundesh me më "kryth" një fije?!...


A mundesh me më "kryth" një fije?!... (tregim) Nga Përparim HYSi Qe muaj maji,pas ardhjes së demokracisë, kur çiftit FILIPI u erdhi një ftesë nga çupa e tyre,e vetme,MEGI. Megi qe martuar në Shkodër dhe,ngaqë të dy prindërit e saj, si SOTIRI,i ati, dhe SOFIA,e ëma,kishin dalë në pension,i kish ftuar që të shkonin atje. Kjo ndodhte për dy arsye: edhe nga halli, por dhe nga malli. Halli qe se SOFIA kish nevojë për proteza të gojës dhe malli qe reciprok:qoftë nga prindërit dhe, ca më shumë, nga e bija,MEGI. Megi kish vjete e martuar dhe të vetmin djalë që kish,tani e kish në Kanada. Ky qe martuar tashma dhe kish jetën e vetë. Megi i tha së ëmës në telefon:- Mama, një muaj do zgjasë puna e protezës dhe u pa puna;babi do sakrifikojë paksa.Le ta prishë atë stereotipin e zakonshëm: ngrihet heret dhe,po heret,del nga shtëpia. Zabranis dy a tri orë dhe,pasi rikthehet në shtëpi,mbyllet brenda si në"kalanë e Vraninës" OSO KUKA. Mezalla, për asnjë arye nuk del pasdite nga shtëpia. Iu bë huq dhe shkoi e vate. Më mirë e vret se sa t'i propozosh të dalë nga shtëpia. Mama,- shtoi MEGI,- pak nga pak babi po bëhet si ujë i ndenjur dhe është i ri, moj mama! Mos shiko se ju, mësuesët,dilni para kohe në pension. E di,moj bijë e mamit, e di,po hajd t'i mbushësh mendjen atij. Mama,- i mshoi zërit MEGI,- a nuk thotë gjithmonë babi që"gruaja është si mola:ha trarët e shtëpisë dhe jo burrin". -Me krahëmarrje,mama!- porositi MEGI. * * * Sotiri u kthye mga dalja e mëngjesit ( me këdo dhe,sidomos me të shoqen,e quante punë qëkur doli në pension) dhe,sa u fut brenda,ndjeu që SOFIA filloi "me krahëmarrje"që t'ia prishte "stereotipin". Vërtet që mbyllej në "kala",por nga gjykimi qe qiqër dhe nuk ia hante qeni shkopin. SOFIA kaloi drejt e në sulm:- Nesër do shkojmë në Shkodër tek MEGI dhe do rrimë atje një muaj,se do vë protezat! -Pse vdiqën dentistët këtu apo nuk e di atë proverbin:-E lirë kripa në Durrës, po e ha qeraja rrugës. -Dëgjo,- rimori fjalën SOFIA,- në gjithë qytetin tonë një dentiste është marrë me proteza; tani ka shkuar jashtë shtetit për hallin e saj dhe dentistët,ngaqë e dinë që me proteza vënë pasuri,janë bërë të tërë specialistë. Ja, para syve,ke XHEMALIN, komshinë tonë. Pagoi qimet e kokës për protezën dhe kur,provoi të hante,sikur kish mokrra në gojë.Goja iu bë copë dhe shkoi të ankohej tek ai"ustai". A e di se si i tha ?- Proteza është në rregull,por ti nuk di të hashë? XHEMAL Qyqari thoshte:- Ore unë po shkoj 70-vjeç dhe ky më thotë:-Nuk di të hashë. Kësaj i thonë,-thoshte XHEMALI,-se kur ta bën gjyqin kadiu,e ke të hummbur davanë. Më së fundi,"krahëmarrja" doli me sukses dhe Çifti FILIPI u nis për SHkodër. * * * KIsh dalë çupa,MEGI, me gjithë dhëndrrin,Sandrin,për t'i pritur dhe,kur u futën brenda, filluan nga çmallja.Megi nuk la gur e kusur pa pyetur dhe,kur mbaroi kjo, Sotiri kërkoi pizhamet dhe,pasi zuri njërin nga divanët, u shtri atje sa gjer aq gjatë. Ishte zëre në shtëpinë e tij dhe ambientohej kollaj,aq më shumë se qe mësuar mos ia prishte askush"ajkën" se qe burrë me namuz. Atje,mbi divan,merrte një libër dhe,sakaq,kotej me nja një a dy orë gjumë. Kur e shoqja (e vetmja që mund ta sulmonte),i tha:- E bëre vrimë divanin e botës,ai ia priti:- Kollaj që më solle këtu. Unë njeri në SHkodër s'njoh dhe një muaj,këtu më ke mua.Mu mbi divan! Libra ka.Kompjuter ka dhe ti shko nga të duash,mua këtu më ke. * * * Aty,nga mbasditja vonë, në shtëpi mbrriti zonja DRANE. Zonja DRANE qe vjehrra e MEGIT dhe banonte ngjitur me ta.ZONJA DRANE qe grua e ve. I shoqi, zotnia FRANI,kish ndërruarr jetë tesh sa vjet dhe veshja e zonjës DRANE tregonte se kish kaluar ajo kohëzije për të. Qe paksa trupmadhe,por e bukur.Kur të shihte,tregonte guxim.Disi harlisur shëndeti tek ajo dhe veshur qe me shije.Ngaqë ishte maji,një sypreçiz tek Zonja DRANE shihte një femër që lakmohej në të gjithë portretin e saj. Hyri si bubullimë dhe,sa takoi me xhentilencë Zotin SOTIR,vrapoi si vrullshëm duke e përqafur Zonjën SOFIE dhe,si u çlirua nga këto takime kortezie, u ul mbi një poltronë ku të dukej se po demonstronte të gjitha "resurset" e një gruaje simpatike që ia kanë vrarë gëzimin në mes,nga ikja para kohe zotnisë FRAN. Zonja DRANE qe aq e guximshme,sa mund të krijonte intimitet fare kollaj. Ky lloj anfiniteti këtu në gjirin e krushqisë as vihej në dyshim dhe biseda sa vinte dhe bëhej më e ngrohtë. Zonja DRANE buzëqeshte,tek fliste,por ndryshe lexohej kjo buzëqeshje nga Zoti Sotir dhe ndyshe apo fare pa teklif nga të tjerët në atë mbadite të vonë familjare. Sotiri akoma e kish atë nuhatjen prej gjahtari dhe,kur e shihte ashtu të shëndoshë ku mend buçiste shëndeti, e çmonte si një"patë gjetkëzë" në MYZEQE dhe,pastaj, pa lënë vend për t'ia lexuar mendimet,tha:- Është si tokë e papunuar dhe ka nevojë për "plug të rëndë". Si një plug"Martinel",dhe e çoi buzën vesh më vesh.Thoshte kështu,por ZONJA DRANE,sado e ve, bukën nuk e hante thatë. Mbyllur brenda nga e keqja e madhe,por në dej e kishte valë gjakun. E,qebesa,- thoshte DRANIA, ky, zotnia SOTIR po ma sjell një fije pranë atë FRANIN TEM (ma ndje ZOT mëkatin). E kështu, në atë mbasdite të vonë,secili prej këtyre të dyve: ZOTNISË SOTIR dhe ZONJËS DRANE,e ngiste anijen në detin e dëshirave të fshehura. Edhe, kur ranë në gjumë,secili u nis drejt"viseve të panjohura". * * * Dita e re.Nafak e re,- thonë në SHkodër. MEGI,SANDRI (këtë radhë morën dhe zonjën SOFIE me vete,se do vejë tek dentisti) dhe Zoti SOTIR mbeti vetëm në shtëpi. Por vetminë nuk e ka problem hiç. Shkon tek kompjuteri dhe atje shetit botën. MEGIT i tha:- Këtu më latë dhe këtu më gjeni. Veç timeshoqe dua të ma bëni të re. Jo si protezat e atij XHEMAL KOMSHISË tonë. Treshja i zbriti shkallët e pallatit dhe,kur dolën jashtë, nga ballkoni i përshëndeti ZONJA DRANE. - A po qellet dhe zonja SOFIE si ju?- pyeti. -Po,moj mama,- tha MEGI. Do kthehemi nga ora 12,kur kam pushim. -Ju shkoftë mbarë e ma mbarë,- uroi zonja Drane dhe,sikur kaq të kishte pritur, shkoi para pasqyrës;e shtroi një bulkë rebele dhe,pasi veshi një fustan që binte më shumë në sy,u sul andej nga dhoma e të birit. Nuk trokiti fare.Po si mund të trokiste,kur dhe kjo ishte bash shtëpia e saj? Hyri,por këtë radhë jo si bubullimë,por me kujdes dhe si pak e lodhur. - Si ke njeh?- pyeti me të folurën karakteristike. Zotni SOTIRI,si i zënë në faj, e la kompjuterin dhe i zgjati dorën "mysafires" dhe,kur kjo ia shtrëngoi miklueshëm dorën, kuptoi se"dyluftimi" ishte i pritshëm. ZONJA DRANE që nga ato lloj grash që kishte nevojë për fre dhe jo për shtimje. Pa e lënë ZOTNI SOTIRIN që të ulej,i thotë:- Pasha të madhin ZOT (atij i qofshim fal),or Zotni SOTIR,sot diçka jam gdhi pa qejf dhe gjymsa e trupit më ka ngri. A ban me më "kryth" një fije? ZOTNI SOTIR është myzeqar dhe këtë fjalën"kryth" nuk e njeh,po,kur mendoi se"gjymsa e trupit i ka ngri",ZONJA DRANE ka nevojë për ta"ndrydhur". Ndrydhur apo"krythur" me një femër të botës,siç është ZONJA DRANE,është pak punë me zarar. Se ZOTNIA SOTIR jo se nuk di për të"krythur"(kushedi sa herë ka"ringjallur" të shoqen nga"ngrirje të çastit",por ndryshe është me ZONJËN DRANE. Po ja tek është mbi divan dhe pret"gjymës e ngrime" o të rrijë "pa krythur" apo të shkrijë siç shpreson. Vetëtimthi,ndërsa ZONJA DRANE pret, ZOTNI SOTIRIT i erdh në mend ajo aforizma arabe që thotë:-Mos e kërko aventurën,por mos iu shmang asaj, po të doli në rrugë". Dhe,kur tha CEZARI:-Zaret u hodhën! Ndërkaq, pa u mëdyshur,iua afru asaj që priste dhe i tha:-Duhet të durosh,se"krythja" është e dhimbshme. -Dëgjo,- foli e"ngrimja",- kur një grua e do burrin e saj siç kam dashur unë FRANIN tem, nuk duhet të jetojë më gjatë se aj. E Zoti më dënoi,kur ma mori bash kur okolla kisha nevojë për atë. Por tash,ti e sheh e shif e shkruaj. Dhe ZOTNI SOTIRI filloi ta"krythë" të"ngrimen" dhe,kur ajo u hodh përpjetë se dora prej"mjeshtëri" i zotni SOTIRIT kish prekur në"nervin e ngrirë",atëherë ZONJA DRANE ia vendosi duarët e saj kular mbi kokë dhe e tërhoqi mbi divan. A, mor ZOTNI SOTIR,- tha "gjymsaengrime",ti qenke dhe doktor,por dhe sipcer. Gati kam shkri bash si bora kur ia tregon zjarrmit. * * * Sa herë që treshja merrte rrugën e ikjes, shfaqej në ballkon zonja DRANE dhe,mbasi uronte,ashtu siç ishte,tashmë jo gjysmë engrime,i sulej ZOTNI SOTIRIT dhe,pasi e tërhiqte mbi divan,thoshte:- Bash si FRANI jem je dhe mua më ka dënuar ZOTI që më la me jetue gjatë se një grua që e do burrin siç desha unë FRANIN, duhet me ik me të. Tiranë,29 maj 2021


18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page