top of page

A MUND TA KTHEJ VIRGJËRINË?

Updated: Jul 17, 2020


Razije Musa

A MUND TA KTHEJ VIRGJËRINË ? VIRGJËRIA DHE MORALI NUK JANË NJË.


Jam duke u ndjerë keq teksa po shkruaj për këtë temë, nuk mund t'i besoja veshve se po e dëgjoj një vajzë të re nga Kosova teksa më pyeste se a mund t'i ndihmoja.

Më tha se ka dëgjuar për "qepjen" dhe se kishte menduar mos kisha informata.

U stepa, e pyeta prapë se çka në fakt po mendonte, më tha se pas një lidhje të dështuar po pret për fejesë dhe se djali i kishte thënë se pret që ajo të jetë virgjine ndryshe do e kthej prapa. Soji i këtij djali uroj të mbushen mend, ndërsa ju vajza kuptoni qartë se virgjëria dhe morali nuk janë e njejta gjë. Ju mund ta doni dikë, të keni raporte intime, të duheni në pafundësi dhe në fund jeta të ju ndaj. Ju nuk duhet ti arsyetoheni askujt për atë se çka ka ndodhur me jetën tuaj më herët. Po i pengoj dikujt e kaluara jote, ikni nga ai, njerëzit që jetojnë me kohë të shkuara janë të fiksuar e sipas meje jo normalë. Duajeni vetën e jeni krenare për çdo gjë nëpër të cilën keni kaluar. Punë e madhë nëse nuk jeni virgjine, mos e keqtrajtoni trupin tuaj me metoda të tilla primitive. Gjejeni dashurinë, respektin e rehatinë.

Me plot sinqeritet e dashuri, Razija

121 views3 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page