top of page

A lehtësohet hapja e Negociatave me BE, nga Konflikti Rusi Ukraine?


Prof. Dr. Pirro Prifti


Hapja e negociatave për Shqipërinë si hapi i parë drejt integrimit në BE prej kohësh është vonuar megjithë plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë, dhe tani mendohet se takimi i përfaqësuesve të BE për të miratuar një datë të përcaktuar mund të bëhet në fund të dhjetorit ose në janar të 2022.

Odisea kohore e e vonimit të negociatave nuk ka lidhje vetëm me përmbushjen e kushteve te BE nga ana e Shqiperise por ka lidhje ashtu siç është përmëndur shpesh edhe nga problemet brënda BE midis shteteve të ndryshme. Një nga shtetet që kanë penguar hapjen e negociatave ka qënë Franca politika e të cilës ka mbetur e njëjtë ndaj Shqipërisë e shqipëtarëve që nga Konferenca e Ambasadorëve në vitet e largëta të fillim shekullit, pra në vitin 1913 e deri më sot.

Argumenti është se politika franceze ka luajtur rol të madh në përkrahjen e shteteve sllave dhe të Greqisë duke anashkaluar si përherë çështjen shqiptare sa herë që ajo është ngritur me forcë qoftë nga rilindasit e hershëm shqiptarë qoftë edhe pas luftës së dytë botërore apo dhe më pas , pas viteve `90 në kohën kur u formua BE.

Po kështu si Franca e cila ka patur dhe ka lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë, edhe vënde të tjera të BE janë simpatizante të sllavëve, por për Shqipërinë nuk kanë patur ndonjë element favorizues ndoshta nga që gjithmonë Shqipëria dhe shqiptarët janë parë me syrin religjioz si myslimanë.

Me përfshirjen e SHBA përsa i përket rritjes së rolit të faktorit shqiptar duke çliruar Kosovën në vitin 1999 me luftën 3 mujorëshe me Sërbinë, SHBA në gjeopolitikën e saj për të penguar ekspansionin rus në Ballkan ka ngritur dy baza ushtarake një një Kosovë në Ferizaj dhe në Shqipëri në Kuçovë.

Për këtë arësye krahas indiferentizmit të BE për të përfshirë Shqipërinë nësa më parë në BE, SHBA përkrahu dhe nismën e Ballkanit të hapur pikërisht me qëllim që të zbusë dhe të afrojë qëndrimet e Serbisë me Kosovën, por edhe për të krijuar mundësi të afrimit sa më të madh të faktorit shqiptar i cili sot përbëhet nga dy shtete por me mëndësi të ndryshme bashkëpunimi dhe ide politike të ndryshme. idea e integrimit të Shqipërisë në BE e iniciuar që nga koha e rrëzimit të diktaturrës dhe e kërkuar nga populli shqiptar nën parrullën simbolike `E duam Shqipërinë si Europa` është një aspiratë dhe ide 30 vjeçare, e cila edhe sot e kësaj dite nuk është realizuar megjithë transformimet e mëdha në Shqipëri.

Rezistenca e disa shteteve të BE sidomos nga Franca e cila nuk e ka dashur Shqipërinë të integruar brënda BE jo para vitit 2033, është gjithashtu e lidhur me afërsinë e Francës me vëndet slave dhe me Greqinë ; sidomos kjo e3 fundit gjithmonë ka nxjerrë pretekste nga më të çuditshmet për të mbajtur larga Shqipërinë nga BE, sepse po të integrohet zyrtarisht Shqipëria në BE atëhere edhe Shqipëria do të ketë të drejtën e ligjëshme ti kërkojë Greqisë të drejtat e shqiptarëve dhe arvanitasve në Greqi për të folur e shkruar gjuhën shqip, për të detyruar Greqinë që të nënëshkruajë marëveshjen e OKB për Minoritetet, për të hequr ligjin e luftës etj.

Gjithashtu problem i madh ka qënë Kosova e cila megjithëse i ka përmbushur kushtet që i ka vendosur B.E., për rregullimin e kufijve me Malin e Zi, dhe për demokratizimin e e jetës në Kosove, akoma nuk i ka lejuar Kosovës `heqjen e vizave`. Gjithashtu Akoma tre vënde të BE si Spanja Greqia dhe Qipro, te treja vëndet kanë probleme qoftë me minoritetet qoftë me barazinë dhe të drejtat e njeriut, nuk e kanë njohur Kosovën.

Sigurisht një opsion i artë po i del Shqipërisë , ndoshta dhe Kosovës me konfliktin Ruso-Ukrainas, në të cilin Rusia pretendon se në Ukraine ka minoritet të madhe rus sidomos në krahinën e Denieprit dhe të Zaporozhes, si dhe në mos zbatimin nga ana e Ukrainës të Marëveshjes së Minskut, duke grumbulluar ushtri në Kufirin më Ukrainën.

Takimi online e Presidentit Biden me Putin pavarëisht që mbeti një takim i përfunduar dhe po kërkohet një takim i dytë për sqarimin e fgjeopolitikave të SHBA dhe Rusisë në Europë, kishte një anë pozitive sepse Rusia me sa duket do ti hapë vëndin zyrtarisht SHBA në Ballkan me kusht që Ukraina të mbetet e pa-angazhuar e pa futur në NATO, si dhe pretendimi për të bërë marëveshje për armatimin e rrezikshëm bërthamor, ku Rusa ka një arsenal të barabartë me SHBA.

Pikat kryesore të takimit Biden-Putin të cilat ka shkaktuar edhe një lehtësim dhe hapje të rrugës të Francës për të afruar dhe lehtësuar hapjen e Negociataveme Shqipërinë, janë në shkrimin e znj.Katie Rogers ne neëyourk times te 7 dhjetor për takimin Biden-Putin u paraqit kjo video conference e përmbledhur në pesë pika kryesore të bisedës, (https://ëëë.nytimes.com/live/2021/12/07/ëorld/biden-putin#here-are-five-takeaëays-from-the-biden-putin-call).

Sepse fati i Ukrainës mbetet ende në balance nëse Rusia nuk lëshon pe në gjeopolitikën e vet për Ballkanin.

Videokonferenca e liderëve nuk e zgjidhi krizën përgjatë kufijve të Ukrainës dhe as Kremlini dhe as Shtëpia e Bardhë nuk raportuan përparim të konsiderueshëm. Putini qëndron i palëkundur.

Është e paqartë nëse kërcënimet e zotit Biden do ta pengojnë liderin rus të pushtojë Ukrainën. Por zoti Putin nuk ishte pajtues. Një lexim i takimit në Kremlin tha se zoti Putin fajësoi Perëndimin për tensionet, për të cilin ai tha se po krijonte aftësinë e tij ushtarake në dhe rreth Ukrainës. Dhe zoti Putin kërkoi garanci ligjore që NATO nuk do të zgjerohej drejt lindjes drejt kufijve të Rusisë ose nuk do të vendoste sisteme armësh sulmuese në Ukrainë.

Një tubacion i madh energjie nga Rusia në Gjermani përballet me rrezik të ri.

Administrata e Biden dhe Kongresi kanë qenë në mosmarrëveshje për një tubacion të ri midis Rusisë dhe Gjermanisë që kritikët thonë se është një përfitim i papranueshëm politik dhe ekonomik për Moskën. Tani është në rrezik, sidoqoftë Biden ka nevojë për aleatët e tij.

Menjëherë pas përfundimit të takimit me zotin Putin, zoti Biden foli me telefon me liderët e Francës, Gjermanisë, italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, mbështetja e të cilëve, sipas zyrtarëve amerikanë, do të jetë vendimtare për frenimin e liderit rus. Kremlini e quajti bisedën "të ndershme dhe biznesore".

Një këshilltar i zotit Putin, Yuri V. Ushakov, u tha më vonë gazetarëve se zoti Biden përmendi sakrificën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se të dy udhëheqësit madje bënin shaka dhe "shkëmbime të komplimente.” "Presidenti Biden i tha presidentit Putin drejtpërdrejt se nëse Rusia pushton më tej Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë do të përgjigjen me masa të forta ekonomike".

Lehtësimi i afrimit të Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE , lidhet me presionin e që SHBA po i bën Rusisë për Ukrainën duke krijuar një hapësirë për gjeopolitikën amerikanë në Ballkan dhe sidomnos për faktorin shqiptar, duke lehtësuar kundërshtimin e Francës dhe të aleatëve të saj ndaj integrimit të Shqipërisë në BE.

Kjo është një sukses për Shqipërinë me të cilën gjeopolitika e SHBA po jep rezultatet e saj konkrete në drejtim të njohjes së faktorit shqiptar në Ballkan, dhe kthimit të Ballkanit një oaz paqeje dhe prosperiteti.




12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page