top of page

A ka dalë nga binarët e Diplomacisë, ambasadorja Yuri Kim?

Updated: Feb 27, 2022


Prof Dr Fatmir Terziu



A ka dalë nga binarët e Diplomacisë, ambasadorja Yuri Kim?



Më 21 shkurt Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yury Kim shkroi në Twiter, edhe shqip, edhe anglisht: „Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht?“. Edhe pse dihet publikisht se ku synonte kjo pyetje, pa humbur kohë me të le të shkojmë tek thelbi. Thelbi? Fill pas kësaj u kuptua qartë se Ambasadorja Kim është duke rrëshqitur nga roli i saj diplomatik. Literalisht dhe metaforikisht. Themi kështu, pasi një ambasador i SHBA, është një urë-ndërtues që shpjegon se si funksionon politika amerikane, si funksionon qeveria amerikane dhe në të njëjtën kohë i shpjegon Amerikës se si Shqipëria i sheh gjërat. Kështu thanë edhe gjermanët e politikës në vitin 2018, kur ambasadori i SHBA-së në atë kohë trazoi mjaft gjëra në Gjermani. Në atë trazim mjaft intelektualë, akademikë dhe politikanë gjermanë folën hapur „Ambasadori nuk e kupton se cili duhet të jetë roli i një ambasadori”. Ata madje e quajtën „propagandues“.

Dhe pse? Ambasadori i asaj kohe theksoi se kishte si mision të 'fuqizojë“ partitë anti-establishment. Ky rast u quajt ndërhyrje e qartë në politikën gjermane, madje politikanët gjermanë i bënë thirrje SHBA-së të tërheqë ambasadorin.

Ndërsa rasti i Ambasadores Yuri Kim në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, i shkruar në dy gjuhë edhe pse duket se është qartë një ndërhyrje e hapur në zgjedhjet e pjesshme lokale, si mjaft gjëra të tjera kaloi, sikurse kalojnë mjaft gjëra të tjera, duke lënë efektin kafene dhe natyrisht dhe mesazhin e keq. Kjo ndërhyrje e hapur e ka përcaktuar rolin e ambasadores Kim për veten e saj, pasi në këtë rast nuk është roli tradicional i një ambasadori.

Eric Rubin, President i Shoqatës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm në një intervistë të tij shpjegon rolin e ambasadorëve, duke thënë se „Ambasadorët luajnë shumë role, por roli nr. një është si përfaqësues personal i presidentit të Shteteve të Bashkuara, që do të thotë për sa i përket komunikimit, por edhe autoritetit dhe qëndrimit. Diplomatët e karrierës përfaqësojnë padyshim vendin tonë, qeverinë tonë, administratën, por ata nuk janë përfaqësues personalë të presidentit.“

Sipas Rubin, „Gjëja e dytë që bëjnë ambasadorët është të angazhohen me zyrtarë të nivelit të lartë në vende të tjera. Dhe nëse nuk kemi një ambasador, aksesi ynë zvogëlohet në mënyrë dramatike.“

„Ajo ka deklaruar hapur se tashmë dëshiron të punojë si propaganduese“, - shkruan Ylli Manjani, kur dihet se populli me votën e tij do të zgjedh kandidatët që dëshiron, se kjo është demokratike. Duke shkuar sërrish tek Rubin nënkuptohet se „Kjo varet nga vendi. Disa vende janë aq të etur për të biseduar me çdo diplomat amerikan në çdo nivel. Por në shumë vende, ata janë shumë të vetëdijshëm për protokollin.“ Kuptohet mjaft qartë ky rol komunikues nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili duke iu rpërgjigjur një pyetje nga media ka theksuar „Qytetarët do të zgjedhin për 6 marsin kandidatët më me integritet dhe që garantojnë një përkushtim të madh ndaj komunitetit“.

Por kjo ndodh në Shqipëri, ku ambasadorët gjejnë hapësirë, se gjetkë, e sidomos në rastin e cituar në Gjermani në atë kohë për ambasadorin amerikan kundërshtimi erdhi nga e gjithë bota diplomatike e Gjermanisë dhe ai ishte i shpejtë: “Kurrë mos i tregoni vendit pritës se çfarë të bëjë, nëse doni të qëndroni larg telasheve”, shkroi në Twitter Wolfgang Ischinger, kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe një ish-ambasador gjerman në Shtetet e Bashkuara. U tha kështu se ambasadori i SHBA kishte dalë nga binarët e diplomacisë, sipas gjermanëve. Në këtë pikë pyetja është e thjeshtë: A ka dalë nga binarët e Diplomacisë, ambasodorja Yuri Kim? „Gjermanët janë të etur për të dëgjuar, por ata kundërshtojnë propagandimet. Po shqiptarët si janë dhe si duhet të jenë? Po diplomatëve dhe ish-diplomatëve shqiptarë, të paktën a duhet tu vijë goja? Përse nuk kritikohet Ambasadorja e amerikës në Tiranë?

Role të tilla ambasadorësh ka dhe në shtete të tjera, por atje nuk heshtet. Një shembull i tillë ishte ai i Marsit 2011 në Bullgari, kur Ambasadori i SHBA-së në Sofje, James Warlick, ia kishte refuzuar vizitën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish-ministrit të Brendshëm Rumen Petkov, duke propaganduar se „po zhvillohej një hetim kundër tij“. Ky i fundit nuk heshti. Petkov u dërgoi letra 19 senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë lidhur me vizën e revokuar për në Shtetet e Bashkuara. Në dokumentin drejtuar politikanëve amerikanë, deputeti i Koalicionit për Bullgarinë përvijoi manifestimet kryesore të sjelljes së ambasadorit amerikan në Bullgari James Warlick, pasi ambasadori nuk i ishte përgjigjur se ku dhe për çfarë teme po zhvillohej një hetim kundër tij. Rumen Petkov gjeti mbështetje të gjerë.

72 views0 comments

Opmerkingen


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page