top of page

A je majër, ... or cull?


A je majër or cull?

Fatmir Terziu


Në Londër, sidomos në zonën e Croydonit janë me qindra e qindra djem shqiptarë që kanë ardhur dhe janë regjistruar nën moshë. Ata të gjithë janë nën përkujdesje shtetërore. Përkujdesja është sipas ligjeve britanike për „fëmijët nën moshë“. Janë sistemuar dhe kanë lirinë e tyre deri në shqyrtimin e fakteve, që ata paraqesin për azilin e tyre. Sakaq, ata janë bërë pjesë e jetës së përditshme britanike, nën përkujdesjen ligjore të minibashkisë londineze, Tower Hamlet, me e pa maska të këtyre ditëve me Covid-19. Po aq, dita-ditës ndeshemi me fjalë dhe zhargone shqip, biseda dhe dialogje, shfryrje e sharrje të ndryshme, prej tyre. Disa janë të mistershme. Disa të frikshme, disa tronditëse...

A je majër or cull?

“Oh, sa mirë, qenke shqiptar!”, tha ai.

“Si e mësove gjuhën kaq bukur? Tha ai.

Sinqerisht, çfarë mund t’i them atij? Unë u rita në veri - një djerrinë e braktisur nga shteti, qeveritë, politika dhe të gjithë formatimet e poltikës së njerëzisë së sotme të zyrës shtetare. Si mund ti përgjigjem atij për një pyetje kaq naive. Unë jam shqiptar. Por a kam qenë shqiptar për pesë vite izolimi brenda mureve të një shtëpie. Gjaku, eh punë gjaku! Gjakmarrja, vëllavrasja. Gjuhëvrasja!

Kujtime të turbullta, të paqarta. Memorje të zhdërvjellta për godinë të tmerrshme, për gjëra të këqija, ku historia jonë e fshehtë i shtrëngon në dorë, vetëm për hir të votave elektorale, vetëm për të shkuar drejt në bazat e sigurta të qejfit, luksit, privilegjit, rrogave e parave të majme, me të quajturat Deputet, Ministër, qeveritar, shtetar, President. Pra, shkurt dhe saktë për mirë e për dreq: privilegj. Privilegj, ky ofiq i lartë i kohës sonë postmoderne shqiptare. A je majër or cull?

Jo! – seriozisht, si të mos jem mirë. Me të mirën... - nuk isha i lidhur, me të mirën as edhe një ditë në jetën time. E mira, pra ajo ishte anonim për mua në atë moshë.

A je majër or cull?

Harruar... shumë e harruar. Jehon si një jehonë e largët për të vizituar Shtëpinë dhe muret e saj. Të murtat e saj konkubinë të frymëve dhe ëndrrave me gjaka e gjakësorë. Eh, si mund ta kisha një të mirë, si fëmijë.

Sigurisht, e dinim se ishte “e rëndësishme”, "gjuha jonë kombëtare", "trashëgimia" etj. Dhe na paralajmëruan, se ajo shpejt po rrëshqiste në ikjen e hegjemonisë së ftohtë të mureve, të jetëikjeve, të mbytjes dominuese perëndimore. Dhe hesht… dhe qan… dhe qesh…

A je majër or cull?

Shfryn. Dhe ndjek gjurmën e buzëlëvizjes pos djerrinës zanore të fjalës…

Por ishte e çuditshme, jo e ndjeshme dhe vetëm banditë me humor të Kohës me Politikë me fytyrë të zhveshur nga njerëzillëku në mes nesh ishin në njëfarë mënyre të etur. Pastaj ajo u zhduk, ashtu si kujtimet e zbehta të fëmijërisë sime të lirë nga shkolla ime fillore.

Duke parë përsëri pyes veten, çfarë ishte pika që na bashkoi dhe na ndau me të mirën, të bukurën Gjuhën time të të parëve të mi, Gjuhën Shqipe?

A je majër or cull?


Një masë e gjysmë, e plotë, që i kushton shërbimit tonë, identitetit tonë.


Mësuesit dhe drejtorët e tmerruar nga zullumi i madh me emrin tonë postmodern “Korupsion i Lartë” zbulojnë se mësimet e leksionet e tyre, atje Lart dhe atje Poshtë mund të kenë lënë të kuptohet (a ishin duke u përpjekur të na ndalonin të ishim në Pritje, për të na detyruar të hynim në hullinë e zhdukjes sonë si racë njerëzore?).


Dhe e gjithë kjo kundër turpit të tmerrshëm të një gjuhe të lashtë që nuk kishte armiq, por që prodhonte miq në Kodin e saj të mikpritjes... “Shtëpia e shqiptarit e mikut dhe e Zotit” ende ishte rrëshqitje e ngadaltë duke u mundur nga brigjet tona dhe pellgjet që mbusheshin me gjak për gjak.

“Nuk e di” tha ai.

“Mund të ketë qenë kaq e ndryshme”. Tha ai.

Në vend që të nxitonin për të vënë diçka në kafkat tona të zbrazëta, ata na vinin në ëndërra që të na jepnin një ndjenjë gëzimi, krenarie dhe besimi në kulturën tonë.

Mbetën ende edhe sot duke bërë thirrje Naimi, Çajupi, Asdreni dhe të tjerët që të na zgjonin dhe zgjojnë nga ëndrra e izoluar në gjuhën e paraardhësve tanë. Duke treguar historitë e vjetra ... po të rejat?

Gjuha është duke u bërë lëmsh dhe gjuha po lidh vetvetiu këtë lëmsh sa në Qeveri, Parlament, aq dhe në skuta të tjera edhe atje në Atdhe, e kush po pyet për emigracionin... edhe pse thuhet se fëmijët mësojnë gjuhën shqipe, edhe pse luftohet me të madhe të mbahen me mund e me djersë shkollat suplementare shqipe,...

... kam mësuar. Mëmëriti ai. ... kam për të mësuar... Por kjo nuk është diçka që kam marrë nga shkolla ime e fëmijërisë sime të ndarë më dysh në Atdhe.

A je majër or cull?

“Oh, sa mirë, qenke shqiptar!”, tha ai.

“Si e mësove gjuhën kaq bukur? Tha ai.

Na e kanë fajin fijet e politikës... vazhdoi të bërtiste ai...

Eh, fijet “shkrepëse” të Politikës. Dhe gëthtis disa vargje nga poezitë e mia:

“Ndërtimi i urave me pemët e rëna në fakt, vetëm sjell zjarr si në qytet edhe në fshat.”

A je majër or cull?

57 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page