VALA
- Jul 10, 2022
- 1 min read

Nën diellin e korrikut pērvëlues Mbi zallishten e lumit jam nderur, Nēn zgjim vitesh, nën tinguj shushurues Fëmijērinë time gjej të fshehur !
Zallin dhe valën i sodis me ëndje, Bisedën nis si me qënie të gjalla, Lundra e kujtimit bart nëpër mendje Kohën rinore, reliket e rralla.
Rrëmbehet mendimi dhe shkon diku larg, Si vala e lumit kërcen e këndon, Sa mua poetit më shkrepet një varg Për të artën kohë që vala më zgjon...
Rrëmbemë, o valë, o muza ime, Ma vish brengën me mantelin kujtime !
H. Mehmetaj








Comments