top of page

RINI


Thani Naqo

Nuk të ndjeva kur ike,

vjeshtë a, pranverë ish?

Sa të gjata ishin vitet,

I sertë e dimri në Ziçisht.

Ishe këngë, ishe i bukur,

zjarr ishe e stuhi...

Ankthi zemrën ma mban tkurur,

pres të kthehesh përsëri!

Bëhem erë s'të gjej dot,

fërshëllej në grataçiela.

Nuk zemërohem në harbon,

ku dënket e të rreh zemra.

Më mbeti në dorë kapistra jote,

samari më mbiu në shpinë.

Kryq e tërthor i rashë kësaj bote,

që ti mos provoje skllavërinë...

Hajt, mos më dil krejt nga zemra,

mos më ler cung një shekull.

Braktisja fashon gëzime e brenga,

dheu e koha s'kanë për t'i tretur!..

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page