top of page

Emër


Emër

Astrit Lulushi


Njeriu dallohet nga emri, të paktën kur nuk shihet a nuk njihet. Krijimi i kartës së identitetit e tregon këtë. Në kohët e para, identiteti ruhej, duke e mbajtur emrin sekret. Kështë ndodhte për çdo gjë, edhe për vendbanimet. Ky zakon mbeti edhe më pas.

Romakët kurrë nuk e quajtën qytetin e tyre Romë. Përveç kësaj, Roma kishte pak pseudonime, disa prej të cilave janë ende në përdorim: italianët e quajnë ndonjëherë Romën 'urbe', nga latinishtja urbs, që do të thotë 'qytet', ose città eterna (qytet i përjetshëm , latinisht urbs aeterna), ose caput mundi, latinisht për 'kryeqytetin e botës'.

Përveç kësaj, Roma kishte një emër të fshehtë, një lloj emri mistik, sekret i mbajtur mirë. Kandidatët më të njohur janë ose Maia, Flora ose Amor (latinisht për 'dashuri'), që në të vërtetë është roma e lexuar nga e djathta në të majtë.

Por kush do ta dinte emrin mistik? Kush do t'i jepte emrin mistik? Ishte një lloj gjëje fetare. Emri sekret ishte një hajmali dhe një lidhje me parajsën. Prandaj pontifeksi (ai që 'bën një urë', midis Tokës dhe Qiellit) ishte kujdestari i tij. Ka të ngjarë që emëri i fshehtë të ketë qenë pjesë e fesë arkaike romake. Periferi fjalë për fjalë do të thotë Nën qytet, që korrespondon me 'periferinë'. Dioqezat katolike rreth Romës quhen, në fakt, seded suburdicariae.

Shumë autorë folën për të, për shembull Plini Plaku dhe Varro. Madje, tribuni Valerius Soranus (140 pes) u dënua me vdekje për zbulimin e emrit të fshehtë. Varro thotë se në atë kohë prejardhja e emrit të Romës mbahej sekret dhe pak veta me pushtet e dinin. Poeti Valerius Soranus guxoi ta zbulonte. Disa thonë se ai u tërhoq nga senati dhe u lidh në një kryq; të tjerët, se ai iku nga frika e ndëshkimit dhe u kap nga një pretor në Siçili, ku u vra me urdhër të senatit.

Emri mund të ketë ardhur nga fjala greke që do të thotë "forcë" - grekët emërtuan shumë vende jashtë hapësirës greke të kontrollit. Ose nga një shqipe “rrojmë”. Por askush nuk e di saktësisht origjinën e romakëve, kështu që gjithçka është e mundur. Dihet vetëm se romakët nuk ishin grekë.

Disa thon se emri i vërtetë i Romës ishte Miasma, për shkak të kënetës së malaries që pushtoi një pjesë të madhe të metropolit. Kjo është arsyeja pse romakët e hershëm ndërtuan mbi kodra, përpara se Cloaca Maxima të zgjidhte problemin. Fjala miasma ekziston ende në gjuhën italiane. Cloaca Maxima (latinisht Kanalizim më i madh) ishte një nga sistemet më të hershme të ujërave të zeza në botë. Emri i saj rrjedh nga Cloacina, një perëndeshë romake.

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page