top of page

DETI


Një nostalgji e lehtë, që ndikoi për mirë, më përfshiu nga kjo foto që po sjell këtu poshtë. Them “për mirë”, sepse më nxiti të vendos bashkë me të edhe të parin shkrim, që kam botuar kur isha ende gjimnazist.

DETI

I kaltër, i qartë e i shkëlqyer, bojëplumbi, i turbullt e plot shkumë, i qetë e i furishëm si dhe vetë jeta është deti. Prandaj e dua ashtu si dhe jetën. E kam parë në ditë të errëta, kur retë e zeza e bënin të trishtueshëm e era e fortë rrëmbente duke fishkëllyer shkumën e dallgëve për ta ndarë në pika të vogla, që binin të lodhura e të zemëruara mbi detin e egërsuar. Po e kam parë dhe shumë më tepër në ditë të kthjellëta, të qeshur e të gëzuar, kur flladi i ëmbël i mëngjesit e përkëdhelte pa ia prishur bukurinë dhe kaltërsinë, ndërsa pulëbardhat fluturonin lehtë e lirshëm në ajrin plot aroma e freski. I kaltër, i qartë e i shkëlqyer, bojëplumbi, i turbullt e plot shkumë, i qetë e i furishëm si dhe vetë jeta është deti. Prandaj e dua ashtu si dhe jetën.



44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page