top of page

80-vjeçar jam sot!



80-vjeçar jam sot Kaq ndofta nuk janë pak Vijnë urimet bot e bot Po ua kthej me timin varg.


Jeta ime nëpër kohë Me përpjeta,tatëpjeta Herë me"ah" dhe herë me"oh" SE me lule s'kalon jeta.


Dua të bëhem si fëmijë E të shkoj në klasë të parë Po ku je mësuese DHOKSI?* Të kujtoj gjithmon me mall.



Shkollë unike s'kish në fshat ** Sado larg shkova në FIER: Rruga qe goxha e gjatë Shkollën mbarova me nder.


Shkollën e mesme për mësues E vazhdova në ELBASAN! S'qenë veç mësues,por qenë"formues" Nga ata jam ky që jam.


Qeshë mësues që punova me përkushtim Për këtë të flasin kolegët dhe nxënësit t'më vënë notën Në orët e mësimit vija shpirtin tim Dhe nxënësit i doja sa për ta lija kokën.


Dola në pension dhe fillova nga shkrimet Unë shkruaj prozë dhe poezi. Ç'notë më vënë lexuesit,varet nga pëlqimet Unë vazhdoj të shkruaj përçdo ditë dhe tani.


Ja,kjo është jeta ime në këta 80-vjet Me të përjeta e me tatëpjeta Se me lule askush nuk me shkon këtë jetë Dhe kështu është e vërteta.


*Dhoksi Meço ** bëja çdo ditë vajtje ardhje 12km rrugë.Unike quhej 7-vjeçarja. Tiranë,21 janar 2023

17 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page