8 Marsi – Festa e gruas dhe përmbysja e stereotipeve


Nga Gladiola Jorbus


8 Marsi - një ditë që vazhdon të tregojë, se gratë ende nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre.

Ndonëse e vërtetë që pabarazia gjinore ka pësuar përmirësime, sërish mbetet i pamohueshëm fakti që zonjat janë subjekt i diskriminimit, i paragjykimit apo i dhunës për faktin e thjeshtë të të qenit gra. Pritshmëritë për gruan kanë qenë të kufizuara në të qenit shtëpiake dhe nënë. Ajo duhet t'i bindej fillimish të atit, e më pas të kalonte nën tutelën e të shoqit. Ky është stereotipi më i njohur.

Në familje, të drejtat e grave dhe të vajzave mund të përmbushen,