top of page

75 vjetori i shkrimtarit Zija Çela, „Nder i Kombit“


75 vjetori i shkrimtarit Zija Çela, „Nder i Kombit“

Fatmir Terziu


Vitet e jetës dhe veprës së shkrimtarit shqiptar, Zija Çela, dhe jo thjesht ata, por dhe jeta krijuese e librat e tij të përfshirë mes tyre, "festuan" 75 vjetorin e rrjedhës jetike, kalendarike, në një vit të stresuar pandemik, në një vit kur jo pak urime u shënuan thuajse online. Urimet e tilla mbushën rrjetet sociale, faqet online dhe mjaft gazeta të shkruara, jo thjesht duke uruar për jetë të gjatë e suksese, por dhe duke paralajmëruar një ditëlindje të mirëpritur për mjaft miq, shokë, kolegë e njerëz që janë tashmë dashamirës të krijimtarisë së këtij shkrimtari tipologjik të fjalës së bukur shqipe.

Në këtë ditë të shënuar të jetës së shkrimtarit, pa e përkufizuar si një ditë të vetme të tij, por si një ditëlindje e ndjeshme, për hir të së veçantës, na jepet të gjithëve një arsye më shumë të gjejmë mundësinë për të thënë e shprehur urimet më të mira dhe se çfarë do të thotë 75 vjet në një rrjedhë të shkruar e firmosur nga simbolika dhe pse jo dhe nga vetë qasja, sikurse e kemi cituar kohë më parë tek miti Çela.

Jo thjesht rastësisht përkon ky përvjetori i 75-të i shkrimtarit Zija Çela, „Nder i Kombit“ me vetë atë që shenjon dhe simbolizon numri „75“. Numri 75 nënkupton shprehjen krijuese, ndërveprimin shoqëror, shprehjen e lirisë, intuitën dhe frymëzimin. Për këtë ndërsa citohet ky simbolizëm thuhet se, „Njerëzit që rezonojnë me këtë numër janë shumë inteligjentë. Ata janë gjithashtu shumë krijues dhe e duan artin. Ata kanë një intuitë të rritur dhe janë shumë optimistë. Ata e vlerësojnë shumë lirinë e tyre.“ 75-sa, Numri engjëllor - Kuptimi dhe simbolika.

Numri engjëllor. Qielli dy anësh. A është vërtet mirë të ndjesh re dhe diell në të gjithë dyanësinë qiellore? E kështu ndërsa gjithnjë ka një lot-kristali në njërin qiell, një tjetër është në anën e paqtë, humane e njerëzore që udhëton njëherazi në tërë dimensionin e tij letrar. E ndërsa njëra anë e lotëkristalta e djalit, dhimbjes së përhershme në shpirt i qaset, nuk dëshiron ta korrigjoj fatin Hyjnor, dhe aty kapërcen ditët që lidhen me çdo ditësi.

Por në fund të fundit, i biri akoma është një pjesë e tija. „A nuk është e drejtë, biri im i dashur?“, duket sikur thotë e parathotë që nga koha kur nisi të shkruajë tregime dhe romane. Që nga koha kur filluan “Pëllumbat e janarit”, “Buletini i borës”, “Një verë pa lamtumirë”, “Eklips”, që nga koha kur Shkodra dëgjoi zërrin e parë të foshnjës e nga koha kur Kruma e Kukësi jetonin brenda një jete të sinqertë intelekti. E aty edhe “Mali i tejdukshëm” merr jetë si për të nënshkruar një gjenezë të re energjike të jetës krijuese letrare me atë që prodhon fjala dhe e ndjeshmja e fjalës së bukur shqipe tek “Gjaku i dallëndyshes”.

Dhe duket se edhe në këtë risi 75 vjeçare të ditës së tij të shtrenjtë të lindjes u parashkruan ndjesitë e dy anësive qiellore, ku ne themi se Ju jeni bërë nga kaq shumë mite dhe enigma. Jam i sigurt që tashmë e keni shënjuar me shumë në shenjtëri njohurinë për atë që është e drejtë, do të bëj që të gëzohem duke ndriçuar gjuhën shqipe në ndjesinë time, e paralajmëron leximi. Nuk ka kush të më pengojë, mund të provohet gjithë ditën, ndjehet tek shkrimi ... Në fund të fundit jam unë që kam ngarë në ugarin e madh të letrave, për të marrë në udhë atë që duhet të mbetet e tillë, e bukur e pastër, e qashtër, e ndërgjegjshme e mirëkuptueshme, na jepet rasti si tek “Gjysma e Xhokondës” dhe “Banketi i hijeve”, apo edhe si vetë “Las Varrezas”, “SOS, një buzëqeshje” dhe “Goja e Botës”. Në këtë udhë ende ndoshta duhet të rishkruaj, ndoshta një kapitull tjetër, mos dhe një libër të dytë, a të tretë, sikurse Libri autobiografik “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”.

Dhe për këtë jam i sigurtë, se Zija Çela do të shkruaj…Për çdo lloj shkrimi të tillë ka një mirësi, një dritë, sepse nuk ka kuptim të fitosh respekt vetëm me frikë. Kjo më se e qartë sepse është shumë më mirë t'i bëj të gjithë ata që mbushën këtë udhë jete, të gjithë ata karaktere që janë të gjallë ndër shpirt letre, të buzëqeshnin, është zëri tipologjik, ashtu sikurse në fakt e ka dhe i ka skalitur Zija Çela, sikurse ka punuar për t’i drejtuar ata dhe për t’ua bërë ditën të vlefshme. Se në veprën e Zija Çelës nuk ka vetmi, mbi të gjitha, të gjithë jemi vetëm njerëzorë, të lidhur me natyrën, dhe të gjithë meritojnë një shans, nëse jo më shumë, të ngrihen në drejtësinë e tyre ... dhe të fluturojnë … Edhe përtej e tutje nga „Djalli komik“. Gëzuar!

45 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page