
45 vjet shëtit e dhimbshme një brengë
Nga Fatmir Terziu
45 vjet shëtit e dhimbshme një brengë,
mbeti e tillë nga një kohë e mbrapsht,
diku në një memorje që ende të dhemb,
diku në një skëterrë brenda në varg.
Janë vitet që dy emra i mbajnë gjallë,
mes rrjedhës së lodhur të Shkumbinit
Vilsoni dhe Genci ngjajnë si një dallgëë,
si n'rrjedhën e Yevtushenkos ndaj tërbimit.
U lodh vetë rrjedha nga koha e çmendur,
sot ngjan si një trung mbi një vargmal,
se rrënjët janë gjallë nuk kanë vdekur
dhe vlerat i mban të strukura në varg.
Pse koha hodhi baltë ndaj poetëve?
talenti foli vetë, pavarësisht nga akuza.
Koha u çmend mes rrjedhës së lotëve
poezia mbeti e ngjyer vetëm tek muza.
Të dy poetët u përjetuan në poezi,
sikurse vargu që luftoi me kolerën,
ishin të dy me dritë të qartë në sy
kuçedra i errësoi kur u mbylli derën.
Commentaires