24 Prilli në Histori: Nga Kali i Trojës, karantina 48 vjeçare… shpërngulja nga Kosova




24 Prilli në Histori: Nga Kali i Trojës, karantina 48 vjeçare… shpërngulja nga Kosova


1. Më 24 Prill 1184, para Krishtit, Grekët hyjnë në Trojë duke përdorur Kalin e

Trojës (data tradicionale).

2. Më 24 Prill 1981 SHBA përfundoi embargon e grurit kundër BRSS.


3. Më 24 prill 1983 Partia Socialiste Austriake humbet zgjedhjet parlamentare


4. Më 24 Prill 1990 Gruinard Island, Skoci, u shpall zyrtarisht e lirë nga sëmundja e antraksit pas 48 vitesh karantinë. Ishulli Gruinard është një ishull skocez i vogël, në formë ovale, afërsisht 2 kilometra i gjatë dhe 1 kilometër i gjerë, i vendosur në Gjirin Gruinard, rreth gjysmës së rrugës midis Gairloch dhe Ullapool. Në pikën e saj më të afërt me kontinentin është rreth 1 kilometër në det të hapur. Antraksi është një sëmundje serioze infektive e shkaktuar nga bakteret gram-pozitive, në formë shufre, të njohura si Bacillus anthracis. Antraksi mund të gjendet natyrshëm në tokë dhe zakonisht prek kafshët shtëpiake dhe të egra në të gjithë botën.

5. Më 24 prill 1999 u shpall harta e fundit e shpërndarjes së të shpërngulurve nga Kosova në

territorin shqiptarë në kohën e luftës së Kosovës. Sipas shifrave të konfirmuara nga UNHCR-ja dhe misioni Italian Ylberi numri i refugjatëve të hyrë në Shqipëri deri në atë datë ishte rreth 345 mijë persona. Prej tyre vetëm 65 mijë personaishin të akomoduar nëpër kampe zyrtare, pjesa tjetër gjendej në familjet shqiptare, kampe, tenda të improvizuara, apo nën qiell të hapur. Qyteti më i populluar ishte Kukësi edhe pse vazhdonte evakuimi në masë i refugjatëve. Thuhej atëherë se evakuimi nga Kukësi bëhej për shkak të mungesës së hapësirave në këtë qytet të vogël dhe për arsye sigurie. Pas Kukësit renditej Tirana me rreth 78 mijë të ardhur, Durrësi me rreth 45 mijë, Fieri 20 mijë, Lezha dhe Elbasani me rreth 14 mijë të shpërngulur nga Kosova, ndërkohë që ndiqeshin nga Korça, Dibra, Vlora, Berati dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Ndërkohë në Vlorë kishte filluar ringritja e një kampi të ri nga misioni italian Ylberi që do kishte një kapacitet prej 5 mijë personash.

@copyright f.t.

70 views

Shkrimet e fundit