top of page

21 vjetori i triumfit të NATO-s në çlirimin e vendit nga serbët


(Në foto: ish Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Hans Hakeroop, Fatmir Terziu dhe Lirim Abazi)

Gëzuar Kosovë!

21 vjetori i triumfit të NATO-s në çlirimin e vendit nga serbët


Fatmir Terziu


Vitet e mia si gazetar pranë Kosovës dhe problemeve të saj. Që nga TV Dardan e deri tek “Fjala e Lirë”. 145 emisionet e mia drejtpërdrejt nga ekrani për Kosovën. Raportet nga Stankofci dhe kampet e tjera. Dhe madhështore pritja e përcjellja e figurave që iu gjendën Kosovës..., që nga Aleanca e Atlantikut në Krastë të Elbasanit e deri në vizitat e tyre.

Përherë mirënjohës për mbështetjen e Britanisë së Madhe për Lirinë, Pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. 21 vite nga Intervenimi Ushtarak i NATO-s, 21 vite në liri dhe sfida democracie.



Kosova ka festuar 21 vjetorin e triumfit të NATO-s. Dhe tashmë e shkuara e pikëpyetjeve “Si mund të përkulim tiraninë, si mund të sjellim lirinë për Kosovën” shket nga ajo që shkakton sytë të rrëshqasin .... dhe përcillet me emocionet që përcjell ndoshta vetëm një fjali e ish Presidentit të SHBA-së Clinton: “Më pëlqen shumë, e dua këtë vend”.

Thirrja e piskamave, britma e foshnjave, era e mishit të djegur të njeriut të pafajshëm në Krushovë të Madhe, tymi i Koshares, piskama e fëmijëve të Kampit të Reçicës... thirrja therrëse dhe maja e tytës në barkun e nënës. E gjitha 21 vite më parë! Shumë kohë e gjatë, Kjo kalb fletët e shënuara diku, shtrydh lotët në shamitë e nënave, e përthen bastunët e dorakët e pleqve që kapërcejnë fletët në kalendarin e varur në muret e tronditura. Memorja ka drejtuar rrjedhën e saj. I uluri në sheshin para përmendores së të rënëve në përballjen me dushmanin shekullor dredh duhanin e mykur nga lotët që cuditshem i bien burrit të Prishtinës dhe dihat duke pëshpëritur mes vetes “shumë dëmin e ka bërë!”


Kur njerëzit shmangin shikimin e pranuar nga dhimbja e kujtesës, ata e dinë se koha ka sfiduar krimin dhe e mira ka fituar. Është një gabim historik. Është egërsia e pushtuesit. Në të gjithë këtë tokë dhe jo shumë larg në vite, dhimbja del brenda si një dhimbëndjedhje e brezave. Kujtesa! Dhe aty është dhe ajo që sot u festua në Prishtinë, pra 21 vjetori i triumfit të NATO-s. Ndaj krenaria për këtë përvjetor bëhet një kujtesë përmes emrave dhe veprave që ata realizuan për të ardhur tek ditë, në çlirimin e vendit nga serbët.

Kosova, ka festuar 21 vjetorin e e triumfit të NATO-s në çlirimin e vendit nga serbët. Për të shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” të pranishëm ishin ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Ëesley Clark, presidenti dhe kryeministri nga Shqipëria, shumë personalitete të rëndësishme dhe qytetarë të Kosovës. Fillimisht, në këtë tubim është shfaqur dokumentari për 20 vjetët e fundit në Kosovë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi theksoi se 12 qershori i vitit 1999-të, është ditëlindja e lirisë së Kosovës dhe është datë në themelet e identitetit tonë, si pjesë e pandashme e Evropës dhe Perëndimit.

Ndërsa rrjedhat e viteve shënohen dhe dy dekadat kanë realizuar progresin e jetës në Kosovë, ajo që shënohet edhe në memorjen time, tek e cila ka sadopak angazhim me atë që përjetoi Kosova, natyrshëm para kësaj date historike të fitores së NATO-s, mbeten rastet kur Televizioni që drejtoja në atë kohë, "TV “Dardan” ishte një vatër dhe një sy më shumë për shqiptarët dhe ekrani i tij u bë thuajse i përditshëm për të sqaruar dhe dhënë informacionin e duhur për situatën e atëhershmë. Në ekranin e tij kryefjala mbeti Kosova....


Ndaj sot për të uruar këtë ditë të shënuar në historinë e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve urimin e bëra jo si zakonisht në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Londër, ku do të ishte prania e dy diplomateve të nderuara, natyrshëm me një respekt dhe një pritje tejet njerëzore dhe miqësore lidhur me këtë datë historike. Një foto kjo që u realizua vjet nga diplomatja Arrita Gjakova, pikërisht aty ku tashmë Flamuri i Kosovës ndodhet pranë me Flamurin e Britanisë së Madhe, vendi mik dhe aleat i SHBA-së në mësymjen e parë dhe marrëveshjen përfundimtare për të realizuar atë që sot e feston Kosova dhe mbarë populli shqiptar. Duke e falenderuar diplomaten Gjakova për fotografinë të realizuar me shumë kujdes, diplomaten Elmaze Pireva për bisedën në memorje dhe duke uruar gjithë Stafin Diplomatik të Ambasadës, dhe të gjithë ata që festojnë këtë ditë natyrshëm shkoj dhe një herë tek ajo që e tha bukur Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton duke falënderuar popullin e Kosovës për mikpritje dhe mirënjohje:

“Më pëlqen shumë, e dua këtë vend, dhe gjithherë do të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe për liri. Shumë mirënjohës jam që jam këtu me shumë qytetarë që kanë qenë pjesë e asaj beteje, mirëpo posaçërisht me sekretaren Madeleine Albright dhe gjithashtu me gjeneralin Wesley Clark. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur u takova këtu para 21 vjetëve në shkollën fillore në Ferizaj. Atë ditë thashë dhe dëshiroj të njëjtën gjë ta them edhe sot. 79 ditë të arritjes së paqes, unë e di se në kohët e paqes më e rëndësishmja është që të shqyrtohet se çfarë duhet të bëjmë më tutje. Mund të thoni, po, “kemi bërë”. Duhet vetëm një minutë të mendoni dhe mbani në mend se para 30 vjetëve ra muri i Berlinit dhe ra Bashkimi Sovjetik, dhe të gjitha konfliktet po binin poshtë”


PËRBALLË MINISTRIT TË MBROJTJES SË DANIMARKËS

Nga libri i autorit Fatmir Terziu: KOHË E QASHTËR

Pata rastin të drejtoja edhe televizionin “Dardan” në kohën që forcat ushtarake të Paktit të Atlantikut të Veriut u vendosën në Krastë të Elbasanit. Në përbërjen e tyre ishte aleanca e tre formacioneve mbështetëse të vijës së Tokës dhe asaj shoqëruese ajrore, e përbërë nga forcat Franceze, dyfish në numër dhe ato Daneze, paksa me specialitete të përzgjedhura në këtë kuadër e mission ushtarak në mbështetje të Kosovës. Ashtu siç e përmend edhe gazetari dhe shkrimtari Aleko Likaj në shkrimin e tij, ato komandoheshin nga Koloneli francez Gros. Por ajo që dua të shtoj është një kujtim fantastik dhe prekës me një ushtarak shqiptaro-danez, Riza Nikqi, që ishte edhe zëdhënës i trupave Daneze… me të cilin u njoha rrastësisht gjatë një interviste pune në mesin e trupave Daneze…

Kamera e kameramanit, Lirim Abazi ishte gati. Mikrofoni në dorën time dridhej dhe gati unë kisha harruar se përse ndodhesha në tendën e Madhe ushtarake të NATO-s. Isha përhumbur. Në derë ia behu Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Hans Hakerup, i qeshur, i gjatë, me pak mjekër dhe tepër komunikues. Kishte veshur një bluzë sportive të zezë Polo dhe një palë pantallona të bardha, këpucë ngjyrë kafe të errët. As vetë nuk e di pse e ‘lexova’ paraqitjen e tij në cast. Një ditë më parë kisha intervistuar Arta Daden, Fatmir Mediun, Teodor Laçon, Lublin Diljen, Spartak Ngjelën në zyrat partiake të Tiranës dhe as që më kishte bërë përshtypje të shihja veshjet e tyre. Nejse, ndoshta nga që ishte Ministër i Trupave Ushtarake të Danimarkës. Më foli Frëngjisht, unë ia ktheva, por me një zë bubulitës. Pastaj e pyeta nëse zotëronte anglishten. Ai buzëqeshi dhe ktheu kokën ende pa folur nga një ushtarak tjetër, me grada. “Tentoi të fliste shqip, “apo, folim shkiptarçe” i tha ai ushtarakut!”. Unë nuk u besoja syve. Ushtaraku më zgjati dorën dhe më tha: “Unë jam Riza Nikqi, përndryshe ushtarak me orrigjinë nga Kosova dhe jam në funksion të trupave të Nato-s. Z. Hakerup ka nisur të interesohet për gjuhën shqipe…”. Vonë kur ai u zgjodh Administrator i Kosovës e kuptova pse ai kishte interes për gjuhën shqipe… (Vazhdon).

78 views12 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page