top of page

2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES -8o VJET- 1940 - 2020



AT GJERGJ FISHTA O.F.M.

ASHT MENDJA, ZEMRA E

SHPIRTI I

POPULLIT SHQIPTAR !

PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.

Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…

Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh librin:

Daniel GAZULLI - Fritz RADOVANI

Në 70 – vjetorin e vdekjes së Poetit tonë Kombëtar!

Ia kushtojnë, Autorët.

Dhjetor 2010.

Kopertina®: Foto e Përkrenares Gj. Kastriotit Vienë, D. Gazulli 2007

Portret i At Gj. Fishtës, Grafikë nga F. Radovani, 2010.

JETA DHE VEPRA E

AT GJERGJ FISHTËS OFM.

ASHT PËRGJITHMONË:

MENDJA, ZEMRA DHE SHPIRTI I

POPULLIT SHQIPTAR !

4 Veprimtaria letrare...

Veprimtaria e At Gjergj Fishtës, në fushen letrare ishte me permasa gjeniale, ku talenti dhe aftësia e Tij e bani të njohun mbrenda dhe jashtë Atdheut. Ai ishte dhe asht një Poet i përmasave që ka terheqë vëmendjen e shumë bashkëkohësve edhe në Europë, por nuk mbet i tillë vetëm në fushën letrare, mbasi Ai, si Atdhetar i vërtetë, veprimtarinë e Tij e shtrin edhe në lamën shoqnore dhe politike, ku mbrojti me vendosmëni dhe guxim çashtjen tonë mbarëkombëtare.

Jeta e Tij në shërbim të Formulës “Fe e Atdhe” e lidhi përjetësisht me brohoritjen në kupen e qiellit për Atdhe dhe ofshamjen e thellë të Popullit Shqiptar, të cilit i këndoi me aq mjeshtri në veprat e Tij të pavdekëshme.

Sa ishte gjallë arrijti majat ma të nalta të vlerësimit, sa u quejt Poeti Kombëtar i Popullit Shqiptar, tue u vlersue dhe nderue me një mirënjohje të madhe me shumë dekorata, medalje e tituj nderi:

Në 1911, Kunorë argjenti, nga Klubi “Gjuha Shqipe” e Shkodrës.

Në 1912, Dekoratën Ritterkreuz nga Mbreti i Austrisë.

Në 1913, Penë florini nga Qyteti i Beratit.

Në 1925, Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI.

Në 1929, Lector Jubilatus, prej Parisë së Urdhnit Françeskan.

Në 1931, Dekoraten Phoenix nga Greqia.

Zemra e Fishtës, një ditë, si llavë vullkani, shpërtheu në kangët e pamort të Lahutës së Malësisë. Ato kangë ishin jehonë malesh e betejash, pabesie e babëzitjeje, një kapërthim i egër ndjenjash, siç ishte e ashpër, deri në dhimbje, vetë historia e këtij populli. Lufta e tij: një çetë fatosash ndër shpella e në male, një grusht trimash në grykë, një pritë skifterash në rranza, njeni në Kosovë, tjetri në Hot, këndej kundër turkut, andej përballë sllavit, këtu i pabesi atje tradhëtari... Kush e kërkon Lahutën një poemë simbas rregullave klasike, nuk njeh historinë e popullit të cilit i këndoi.

Ka vërtetë një hark kohor në të cilin zhvillohen ngjarjet e Lahutës, që kap vitet 1858-1913, por tue mos mujtë kurrë me u quejtë aspak një kronikë, si me dashakeqësi e ka quejtë “ndokush”, ajo asht përthyemje e ndjenjave që rrezatonin ngjarjet e kohës, ajo po, me plot të drejtë, asht quejtë Epope e Kombit Shqiptar.

At Gjergj Fishta dhe vepra e Tij, ja si u vlersue para vitit 1945:

“Koha e ardhshme ka me dijtë me e çmue edhe ma mirë randësinë e këtij njeriut, sidomos kur vjershat e Tij të jenë përkthye ndër gjuhë ma të përhapuna.”

Prof. Dr. M. Lambertz

“Fishta është shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar.”

Lasgush Poradeci

Kunora e argjendit ishte në Kishen Françeskane të Shkodres deri në vitin 1967...

“Kot përpien grekët e sotem të gjejnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotësuar se ‘Lahuta.”

Faik Konica

“Lahuta e Malsisë’ mund të qendrojë përkrah veprave poetike ma të shqueme të popujve të tjerë.”

M. A. Freün von Godin

“At Fishta, ky gjeni me rrajë në tokën amtare të Popullit Shqiptar, që për shkak të njohjes së thellë që kishte për letërsinë klasike dhe mbi jetën e sotme shpirtnore të kombeve të Europës, u ngjit deri ndër majat ma të nalta të kulturës.”

Prof. Dr. Norbert Jokl

“Fishtën, poet me temperament thjeshtë klasik nuk do ta frymëzonte asgjë më parë e më shumë se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i është kushtuar Atdheut.”

Lefter Dilo

“Poemi epik ‘Lahuta e Malsisë’ asht një vade mecum i çdo atdhetari.”

K. Prennushi

“Sa qe gjallë, Fishta arriti apogjeun e vlerësimit, duke u ngritur në piedestalin e lartë të Poetit Kombëtar...Vetëm katër – pesë vjet pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtës u përbaltën në mënyrë të pashembullt, me synimin që ai të varrosej njëherë e përgjithmonë, ose, e shumta, të mbetej si një njollë e zezë dhe e turpshme në historinë e letërsisë shqiptare...”

Prof. Ndue Zef Toma

Melbourne Shkurt 2020.

Vazhdon...




11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page