111 VJETORI I NANËS SONË SHQIPTARE !


Punue nga:

Daniel GAZULLI e Fritz RADOVANI



“Nuk mund të jetë popull i vogël ai që ka dhanë një Nanë kaq të Madhe.” Kardinali Paskal



E shihni këte Portret të qeshun e të lumnueshëm?

E dini ku asht le Nana Jonë Fisnike?

- Këtu, zotni mësues! Këtu! – nxitohet Kelmendi i vogël tue ndalë gishtin e njomë në hartë, diku në Veri të Shqipnisë.

– Pak ma andej.., edhe pak ma andej.., edhe pak, se edhe aty asht Toka jonë Shqiptare. E shikon aty ku lexohet Shkupi? Aty asht le Nanë Tereza!

Mandej mësuesi, si tretet për një çast në mendime, u drejtohet rishtas vocrrakëve:

- Aty asht Toka jonë. Pikërisht aty u le dhe luftoi për Atdhe Leka i Madh, Aleksandri i Maqedonisë. Ishte i biri i mbretit Iliro – Shqiptar, Filipi II dhe i Olimbisë, një princeshës Ilire, e bija e mbretit të Epirit - Neoptolemi I.Leka i Madh asht Ilir, si Katrioti, Fishta, si Nana, si ti e unë.

Ajo tokë Shqiptare, që sot thirret Maqedoni, në veri kufizohet prap me një tjetër tokë Shqiptare, Dardania, që edhe ajo mbas pushtimit nga sllavët u quejt Kosova. Aty gjendet Prizreni prej nga shkuen në Shkup familja Bojaxhiu. Gonxhja e vogel, asht lé me 26 Gusht 1910 në Shkup, prej prindëve Kolë e Drande Bojaxhiu, nga Prizreni. Kur ishte vajzë shumë e re shpëton përmrekulli nga sëmundja e tuberkulozit, që aso kohe fshinte njerëzimin nga faqja e dheut.

Për Gonxhen e re ai asht momenti vendimtar i gjithë jetës së Saj, kur Ajo i përkushtohet “mjerimit” material të njerzimit, skamjes, vuejtjes, sëmundjeve shfarosëse, e asaj ma të randës nga të gjitha këto në mbarë botën: Përbuzjes së këtyne miljona viktimave njerëzore nga njeriu!

Nga Shkupi i Shqipnisë, me 13 Tetor 1928, Ajo shkëputët si meteor, kalon nëpër Kroaci, Austri, Zvicërr, Francë e përfundon në një kuvend Motrash në Dublin të Irlandës.

Por “Tereza e Krishtit fëmijë” nuk ndalohet ma, Ajo vazhdon udhtimin e Saj rreth planetit tue u ndalë në një prej “mbretnive të vorfnisë”, pranë botës së panjohun të Indisë ku, shpati i Himalajave bie poshtë e pushon i zhytun në një skamje të dhimbëshme e gropë sëmundjesh të mënershme ngjitëse për njerëzimin. Në atë humnerë të shfarosjes së njeriut ndalet Ajo!

Nana e njihte përbuzjen, shtypjen dhe dëbimin nga njeriu i pashpirtë qysh fëmijë, kur populli i Saj ishte nën sundim të shkajut aqsa, tue folë për ato mizori sllave mbi shqiptarë, At Gjergj Fishta thonte se; “ .... edhe vetë historia ka t’keq e turp me i përmendë e me i rreshtue ndër fletët e veta”. (Kanibalizmi sllav, HD, 1, 1913.). Po përbuzja nuk e kishte prekë zemren e saj, përkundrazi, në Te ajo kishte mbjellë një dashuni që do të rrezatone në mbarë botën.

Bengal e Kalkuta janë qendrat e Misjonarës së panjohun. Në vitin 1948 arrin me bindë Papën Piu XII, se Motra e Loretos, ka zgjedhe një rrugë shumë ma të vështirë se ajo që njihej ndër kuvendet e Europës dhe të shumë shtetëve të zhvillueme. Kështu, Ajo, në vitin 1949 bahet shtetase Indjane dhe formon Kongregatën “Misioni i Dashnisë”, që u miratue edhe nga Vatikani, tue fillue rrugën e vështirë, të panjohun e plot të paprituna, por me bindje të patundun në qellimin e madh për të cilin gati askush nuk i besonte!

Ajo deklaron: “Vorfnia për né asht Liri, nuk asht turp as ndëshkim...!”

Piksynimi i Saj asht pikërisht ai, që At Mëshkalla shkruen në vitin 1942: “Kisha kërkon vetëm të drejtën me shpallë lirisht mësimet e Ungjillit dhe me theksue detyrën e ndërgjegjes me rrokë Fenë e Krishtit”. Poaty, vazhdon: “ ... zelli për Fé, si çdo gja tjetër e mirë, mundët me u largue prej qellimit të Shénjtë, tue u teprue. Atëherë bahet fanatizëm”. Thotë apo e ka thanë? Jo më kot përdora të tashmen “thotë”. Se ai e “thotë” për dje, për sot e për nesër. Ta marrin mirë vesht shqiptarët, pavarësisht të ç’besimi janë! Pse kemi shumë nevojë ta kuptojmë këte. Kemi shumë nevojë. Po Ajo, e Madhja Nanë, e kishte kuptue qysh para se të merrte “udhën e Indit”. Prandaj edhe “muslimanve u lexonte Kuranin, Induve u jepte uji nga Gange, e katolikët i kungonte”. Ja edhe fjalët e Saj të vlefëshme si kurrë për sot, por edhe për gjithmonë: “E kam thanë gjithmonë se duhet të ndihmojmë një indù të bahet një indù ma i mirë, një musliman të bahet një musliman ma i mirë dhe një katolik të bahet një katolik ma i mirë”.

Ma të vorfënit e ma të vorfënve, që Ajo i mori nën mbrojtje, nuk ishin katolikë, siç thonë disa mendjeshkurtë, po indù, muslimanë, protestanë e gjithëfarë besimesh e kombësishë, që mblodhi streha e Saj, se i tillë ishte brumi me të cilin Ajo arriti me gatue dashuninë për njeriun, pa kurrëfarë dallimi mjeran apo rracor.

A nuk kishte ndodhë po kështu gjysë shekulli para saj me të madhin At Fishta, që në shkollat e tij kishte nxanës nga të gjitha besimet dhe krahinat e Shqipnisë së zhytun në errësinën e padijes otomane? Shumëkujt, pikërisht ndër ne, vllaznit e bijtë e Saj, shpirti edhe i birret tue nda në parcela ata që vetë Zoti i fali një: SHQIPTARË.

Ajo asht shumë e sigurtë se do të mërrijë me u kuptue një ditë nga gjithë bota për këte vëpër që ka ndërmarrë për të mirën e njeriut, dhe koha provoi se vëndosmenia e Saj lidhej me diçka ma shumë se “pasunia” materiale e njeriut. Ndër të parët njerëz që arrijtën me kuptue Nanë Terezën ishte Xhon Kenedy, të cilit Ajo i kërkoi me e ndihmue me ardhë në Shqipni, për me takue Nanën e motrën e vet, mbasi rregjimi komunist nuk e lejonte me shkelë në Atdhe. Presidenti Kenedi i siguron Nanë Terezës se mbrenda 24 orëve mund të urdhënohet Tirana për me hy Ajo, por, “për Ju unë, nuk e këshilloj këtë veprim...” dhe, Nanë Tereza tërhiqet dhe nuk vjen në Atdhe.

Ata e mohuen dhe ka që vazhdojnë edhe sot rrugën e tyne, pse Ajo, siç ka me u ngja brezave të ardhëshme do t’i duket porsi legjendë, Ajo imcakja dhe e Madhja si askush në shekull të Saj, se kishte arrijtë me dashuninë dhe fjalën e Zotit të bahej Mësuese e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, mjeke e 960 000 të sëmuetëve në 213 dispanseri, shërbëtore e 47 000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, kujdestare e 400 pleqëve të braktisun, Nanë e Vertetë e 160 fëmijëve jetimë a të mohuem nga të katër anët.

Asht ajo kohë kur India e largët e vlerëson Nanë Terezën ma shumë se Shqipnia. Vetë Nehru, i jep shpërblimin “Padna Shri”, në emen të qeverisë.

Mahatma Gandi u thotë gazetarëve për Nanë Terezen: