top of page

Është aq vonë


Është aq vonë


Poezi nga Olimbi Velaj


Është aq vonë sa të të rilind Vetëm nëpër ngjyrën e plumbit nëpër fletet që ti ndoshta kurrë s’i lexon Eshtë aq vonë sa për të humbur në tingullin e harruar të sendeve… Dyert u mbyllën xhamat vetëm nga jashtë po ngjiten me natën ndersa ti, ti sesi je në gjithë këtë përhumbje prej muzgu të athët… E ndeza driten për të shfletuar rielevin letargjik të tipareve por s’mund të gjykoj sepse brenda meje ka terr gjer në dëshirën e ngadaltë të fundosjes ku ti mbetesh një hije e bruztë ndajnate… Tashmë të ikshëm si dita që thyhet kthejmë kokën pas pa e ditur, pa e mësuar çastin e funeralit pa varr Është aq vonë ka mbrritur kohë e epitafeve.

(Çastet vdesin nën akrepa orësh)

4 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page