ËNDËRR E TRËNDAFILTË


Vladimir Muça

Çfar jete vendosa në ideale!? Vërshime të ëmbëla në vërshime mirësie. Pranë nesh Çfar ju udhëheq në të mirë!... Hedh dogmat në pafundësi, Çfar përfitimi falas! Çfar ore shprese ditët dhuruan për Ju?... Përse ato yje brenda çdo gjithësie Nuk nxjerrin për Ju një buzëqeshje?... Si sinjale nga pafundësi e amëshuar, Në tjetër kënaqësi Në rrethin e trënafiltë, Tek i juaji verbim i paformë. Tashmë shkëlqimi, Gurë i çmuar Me mrekullinë na rrezaton të gjithëve, Mes lotëve, çapjes prej çokollate, Kur më shikon nga lart; Oh çfar hënë e bukur Në përpëlitje.

NJË TRËNDAFIL Në lulishten e kopështit tim, Mes sherebelës e borzilokut, Rukolës e rozmarinës, Pa kujdesje populluar Një tufë e gjelbër gjallon si prej magjije.

E pa mbjellë me kujdesjen time! Mbirë në errësirën e kësaj nate, Me plot gjallërim,dukuri dritësore. Eh çfar pamje gjelbërimi!...

Një kuqëlim në vjeshtë E një luleje të praruar. Tek prisja dimërin me kujdes fëmije, Një lule çeli pa kujdes veçuar.

Mbi gjumin barishtorë trëndafilë të kuq, Gjelbërimi u tret në tjetër ngjyrë. Në shpirt m'u ngjiz i kuqi ngjyrim Ndaj thërras: Një trëndafil !!! Çfar magjije në gjelbërim!... 29/11/2019

SHIU Shikoj shiun kur bie shi. Pas çdo dite një teatër postjerë, Bromuar në pasqyrë më çfaqesh Ti, Largoj në çast një ëndërr të pa vlerë.

Në çastin kur rruga rrymon E pashmangëshme si besimi Ilir; Në pavionin e zemrës pushon, Shpërvjelur në gonxhe një dëshirë.

Njeriu kotësirë,mbyllur mediton, Mendohet për një gënjeshtër të re; Në pasqyrën e shiut ende beson, Mes pavionesh rikthyer, baritore.

Çfar shtypje kjo ditë e sotme! Në pasqyrë avuj shiu zjarrmuar, Me lulezjarri me shpirt enigme Lulishtja e kopështit e jetësuar. Maj 2019

6 views0 comments

Shkrimet e fundit