top of page

Ëndërr dashurie…


PESË LIRIKA NGA MYSLIM MASKA

DHIMBJE PERËNDIE

Më mori malli sot

Për syte e tu

Kaq vite…Nuk e di ç’shikuan

Befas shkrepëtinë

Në qiellin blu

Dhe më dogjën

Gati më verbuan…

Unë zgjata duart

Dhe përqafova qiellin

Marrosur t’i puthja ata sy

Kur një dhimbje e madhe

Për së thelli

Na treti mish e shpirt ne të dy.

Fatkeqësisht

Ti ishe një HIJE

Unë i gjallë, marrosur pas teje…

Por, kur paska

Dhimbje Perëndie

Të gjallë e të vdekur s’paskan vdekje…

Ëndërr dashurie…

Nuk e di si erdhe

Dhe re në shtratin tim,

Miliona pupla mjellme

Binin pambarim…

Nuk mbaj mend si erdha,

U shemba në shtratin tënd.

Një pyll i madh me bredha

Vallëzonte, sa s’u çmend…

DËSHMORËT

Sa herë bëjmë gabime

Na çfaqen në ëndërra:

Na qortojnë në heshtje

Dhe të përlotur

Ikin

Pa u ndjerë… 4 – 5 – 2022, Athinë.

S’ka faj ylli…

S’ka faj hëna, s’ka faj ylli

Por buzët e tua…

Kur u puthëm u ndez pylli

Sa s’u përvëluam.

Unë si ylli, ti si drita

Putheshim përqafuar

Ngriheshin lulet në rrugica

Për të na bekuar.

Dhe kur shkuam te burimi

Ai një çast ndali…

Sytë e tu ngjyrë jasemini

E ngrinë për së gjalli…

Akuza e një bebeje që s’lindi…

Nuses shtatzënë greke

Që u mbyt me gaz Molotov.

Ç’faj kam bërë

Që më vrave,

Në bark të nënës sime?! …

Ma more frymën

Përmes dallgëve,

Kur mbyte një anije… Më 5 maj 2010 në Athinë.

68 views3 comments

3 Comments


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
May 05, 2022

Pesë lirika sugjestionuese si pesë akurele të pikturuar me ngjyrat e ylberta të

dashurisë, paqes, pafajësisë, tek të cilat ke dëshirë t'i mbash gjatë sytë. Jam i një mendje

me z.Athanasi për vlerësimin e ciklit dhe veçanërisht për poezitë: "Dëshmorët" dhe "Akuza

e një bebeje që s'lindi… "

Shume urime i dashur Myslim dhe kurdoherë me befasi të reja! K.Gjergji.

Like

mich.maska
May 05, 2022

Shume i nderuar shkrimtar, z. Athanasi. Nder per mua vleresimi juaj i sinqerte.

Shume faleminderit, Ju uroj suksese ne prozen tuaj te bukur poetike.

Me shume respekt, Myslim Maska, Athine.

Like

sotir.mimi
sotir.mimi
May 05, 2022

S.Athanasi:

Pesë lirika të freskëta me zjarin e dashurisë dhe dritën hyjnore mbrujtur. Por unë do të veçoja Dëshmorët që na dalin në ëndërr sa herë bëjmë gabime dhe Akuzën e një bebeje që s'lindi. Urime për vlagën këtë njomësi gjithmonë të freskët. / S.Athanasi./ Athinë.


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page