top of page

Çmimi Nobel për efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit


Profesori Abdulrazak Gurnah


Tashmë dihet. Romancieri tanzanian, i lindur në 20 Dhjetor 1948 në Sulltanatin e Zanzibarit, i cili tani është pjesë e Tanzanisë së sotme, Profesori Abdulrazak Gurnah ka fituar Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2021. Por ajo që thuhet pas fitimit të këtij çmimi të madh të letërsisë për „depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në gjirin midis kulturave dhe kontinenteve“, është ajo që tingëllon më së shumti në këtë çmim të vitit 2021. Kjo tingëllon se ka një lidhje me mjaft fate penash të tjera, që kanë lënë vendet e tyre për arsye të ngjashme dhe i janë përkushtuar një jete tjetër, një angazhimi ndryshe të talentin të tyre.

Abdulrazak Gurnah u largua nga Zanzibari në moshën 18 vjeç për t'i shpëtuar persekutimit të qytetarëve arabë gjatë Revolucionit të Zanzibarit. Ai mbërriti në Angli në vitin 1968 si refugjat. Kohë më pas, ai është cituar të ketë thënë: „Unë erdha në Angli kur këto fjalë, të tilla si azilkërkuesi, nuk ishin njësoj, më shumë njerëz po luftojnë dhe po ikin nga shtetet e terrorit.“ Por ai gjithnjë kishte në plan të parë të shikonte vetëm përpara. Dhe kështu bëri.

Fillimisht studioi në Kolegjin Christ Church, Canterbury, (Christ Church College, Canterbury) diplomimet e të cilit në atë kohë jepeshin nga Universiteti i Londrës. Ai më pas u transferua në Universitetin e Kentit, ku filloi, vazhdoi dhe mori doktoraturën, me një tezë të titulluar „Kriteret në kritikën e trillimeve të Afrikës Perëndimore“. Dhe procesin përfundimtar të VIVA ai e realizoi në vitin 1982. Nga 1980 në 1983, Abdulrazak Gurnah dha leksione në Universitetin Bayero Kano në Nigeri. Ai ishte profesor në departamentin e anglishtes të Universitetit të Kentit, deri sa doli në pension.

Abdulrazak Gurnah ka botuar dhe redaktuar dy vëllime të rëndësishme akademike me qasje të Eseve mbi Të shkruarën Afrikane dhe ka botuar artikuj për një numër shkrimtarësh, të cilësuar në kategorinë, post-kolonialë bashkëkohorë, përfshirë V. S. Naipaul, Salman Rushdie dhe Zoë Wicomb. Ai është redaktor i „Një bashkudhëtar“ (A Companion) i shkrimtarit tjetër kandidat për çmimin Nobel, Salman Rushdie (Cambridge University Press, 2007). Ai ka qenë redaktor kontribues i Wasafiri që nga viti 1987, që është një revistë letrare tremujore britanike, e cila mbulon shkrimet bashkëkohore ndërkombëtare. E themeluar në vitin 1984, revista e ka emrin nga një fjalë nga gjuha suahile, që do të thotë „udhëtar“ dhe që lidhet etimologjikisht me fjalën arabe „safari“. Ai ka qenë në disa Juri për çmime të respektueshme letrare, përfshirë, Çmimin Caine për Krijimtarinë Afrikane dhe për Çmimin Man Booker.

Universiteti ku ai punoi deri sa doli nw pension mbeti i pari të raportojë mes kënaqësisë, se Profesori Emeritus Abdulrazak Gurnah ka fituar Çmimin Nobel për Letërsinë 2021.

Nënkancelari dhe Presidentja e Universitetit Profesor Karen Cox ishte ndër të parët, që ofroi urime. Ajo tha: "Në emër të të gjithë Universitetit do të doja të shpreh urimet tona të mëdha për Abdulrazak për këtë arritje të jashtëzakonshme. Abdulrazak është një frymëzim i plotë për të gjithë ne, si mësues, për një student të Kentit dhe si një zë kaq i fuqishëm në letërsinë postkoloniale. Tregimet e tij, disa prej të cilave u hartuan për herë të parë në Bibliotekën tonë Templeman, kanë prekur miliona njerëz në mbarë botën dhe kanë ndriçuar përvojat njerëzore që shpesh shpërfillen. Ne nuk mund të jemi krenarë për suksesin e tij.

Dr Bashir Abu-Manneh, Kreu i Departamentit të Anglishtes së Universitetit të Kentit, shtoi: Krijimtaria e Abdulrazak Gurnah mishëron gjendjen tonë bashkëkohore të zhvendosjes, dhunës dhe përkatësisë. Forca e shkrimit të tij është lufta për zërin individual, për drejtësinë, për të ndjerë veten si në shtëpinë tënde në një botë që ndryshon gjithnjë. Askush që shkruan sot nuk i ka artikuluar aq mirë dhimbjet e mërgimit dhe shpërblimet e përkatësisë. Canterbury dhe Kent janë mërgimi dhe shtëpia e tij.

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page