ÇMIMI NDËRKOMBËTAR “ATJON ZHITI”




ÇMIMI NDËRKOMBËTAR “ATJON ZHITI” 2021 SHKON NË ITALI,

I JEPET POETES CLAUDIA PICCINNO


Çmimi ndërkombëtar në letërsi, “Atjon V. Zhiti”, këtë vit kthehet në Europë, në Itali, dhe i jepet poetes Claudia Piccinno. Në edicionin e parë kishte shkuar në Amerikë, në Argjentinë, për poeten habreje Susana Robert dhe më pas në Azi për poeten japoneze Kae Morii.

Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve “IWA BOGDANI”, me qendrat në Bruksel/ Belgjikë dhe Prishtinë/ Kosovë, në fund të nëntorit merr vendimin, sipas një komisioni ndërkombëtar, “Për pasionin dhe sinqeritetin në art dhe krijimtari” dheZonjës Claudia Piccinno, në Itali, iu dha si autore që ka arritur nivele të larta të të shkruarit....”. Presidenti, Akademik Prof. Dr. Jeton Kelmendi. Brussels, Belgium/ Prishtina Kosova.

Poetja italiane Claudia Piccinno, pasi pranoi çmimin, shkruajti:

“Kur fjala poetike i tejkalon kufijtë realë dhe metaforikë, fizikë dhe jo vetëm, ndodh që të shpërblehet bashkë me emra të mëdhenj të peizazhit ndërkombëtar. Sot në Kosovë është dhënë një çmim... Faleminderit..”.



MEDIA ITALIANE

NotizieNazionali.it ”, ndër të tjera shkruan:


Për poeten italiane Claudia Piccino vjen çmimi tjetër ndërkombëtar nga “Bogdani”, titulluar “Atjon Zhiti”, emri i studentit të talentuar të Filozofisë në Universitetin Katolik të Milanos… Djali i poetit dhe prozatorit Visar, njëri nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë (ka qenë dhe minister kulture). Atjoni bashkëpunonte me disa gazeta shqiptare dhe me revistën e PEN Clubit Italian…

IWA “Pjetër Bogdani” ka gjithashtu një shtëpi botuese për botime ndërkombëtare dhe për promovimin e letërsisë shqipe jashtë vendit dhe të letërsisë ndërkombëtare në guhën shqipe… Mes atyre që kanë marrë çmime janë dhe italianët Dante Maffia dhe shqiptaro-italiania Anila Dahriu në seksione të tjera prestigjioze. Shoqata nderon figurën e Pjetër Bogdanit (L. 1630 - dhjetor 1689), shkrimtarit më origjinal i letërsisë së hershme shqipe. Është autori i “Çetës së Profetëve”, 1685, vepra e parë në prozë, e shkruar gegërisht.


POETJA FITUESE CLAUDIA PICCINNO



Poezia e Claudia Piccinno-s është një sublimim i dimensionit njerëzor në të cilin gëzimi dhe dhimbja, paqja dhe qetësia perceptohen si interferime në rrënjët lirike të shekullit njëzetenjë, në të cilin po humbasim humanizmin dhe po zhytemi në shurdhimet e tjetërsimit në të gjitha drejtimet, në rënien e civilizimit. Poezia e Piccinno-s ka guximin të na bëjë të përballemi me frikën tonë, na thërret të pranojmë dhe kapërcejmë gabimet tona, të qëndrojmë pas mburojës së pastërtisë sonë si qenie njerëzore, të risjellim në apogje guximin tone, në mënyrë që të ndjejmë 'adrenalinën nën gjuhën tonë edhe një herë, të mund të jemi të gjallë, madje të përdorim dhe zemërimin, nëse është e nevojshme, dhe të lidhim harkun e jetës sonë njerëzore në Tokë, me thelbin tonë në Parajsë” citohet nga “NotizieNazionali.It” që të ketë thënë poeti dhe profesori Borçe Panov.

Claudia Piccinno është docente në arsim, e diplomuar për