
Çmendurina çasti, pastaj të quajtura poezi
Dhe nje turmë me urdhër Zoti…
Dhe një turmë që nisi nga një çast në mjergull
Nëpër stuhi, nëpër detra, gjungla të egra
Me fëmijet që u bekuan në lashtësi,
gruaja shenjëtore që mugulloj frytin në barkun e vetë
sipas urdhërit iskonik
Se lodhuri rrugëtimi ndaloj në një vend
,, Këtu, në këte dhe do mbjellim faren e jetes tonë!
Dëgjova Zotin të ma urdhëroj këte”- tha prijatari
Në çast Dielli i iku nje reje gri dhe shndërriti turmen
Fëmijet qeshen, pjesa tjetër e turmes brohoriti,, Zoti na tha po!“
Ëma qeshi,i rrodhen lotet e tha ,,I Madhërishmi na dha bekimin!”,
I mori kalamajt, i shtrëngoj në gji të guftë ëme.
,,Kjo është toka jonë për shekujt që vijnë
Është hir që më tha qartë Zoti
Tek gjezdiste mendje ime në vegime”
Këte, nga një shkambë i lartë ia tha prijatari turmes së molisur.
E ata e shfrynë ngarkesen, ca qeshen, ca qajten
Nga ndjesi kënaqësie se ngulen në Dhe të Vetë.
Dhe nisen jeten në kohen e dhurruar
Filloj nga kasollë e vath bagëtishë
Pastaj rrethuan me gardhiqe dhurraten nga Zoti
Dhe thellë-thellë nën Atë Dhe të shenjtë
futen përkushtimin e shpirtit, dashurinë,
dhe do jenë në mullzen e saj, në Tokën e vetë
përherë, përherë deri tek ditë kijameti.
Dhe tek ndërronin ngado trajtat e jetes,
Tek zgjëronte mendje dhe instikt jetese.
Aty në Atë Dhe, mu për bërthamën kishin lidhur fatin e vetë
Kishin ndaluar kohen mu në atë çast.
Si vdekja! Si heshtje gjithësie!
Comentarios