top of page

ÇMENDURI PËRTEJ LËKURËS


PUNTORIE ZIBA


SHËN MAKBETHI

(Shën Makbethi ose fatkobi)


Turp imzot

turp Shën Makbeth,

hëngre e pive shenjtërisht

vure gjithë atë gjak e dhjam në shtat

na zure derën shqyt.


Turp imzot turp Shën Makbeth, me krerët famëkëqij e bëre ajrin deng që të na ngec në grykë. Turp imzot turp shën Makbeth, i bëre gratë të ulërijnë ua fute sherrin netëve ia trete sytë ditës. Turp imzot turp Shën Makbeth, përplase kokë më kokë vargmalet ku flen shpendi ogurbardhë, as Drinin binjak se le kulluar. Çka iu deshtë dheut të të lind, o Shën Makbeth! U shofsh fatkobi ynë boll ke jetuar, ti burracak që regje sytë e kësaj toke ah, në ankand e flake për pesë pare. Turp imzot turp Shën Makbeth , e dhjese famën dhjese kohën dhjese shkëlqimin e pritjes dhjese nurin e buzëqeshur n’faqe trualli. ÇMENDURI PËRTEJ LËKURËS ( njerëzimi çmendet njëherë në jetë) Në ditën e çmendjes qenia futet në katër fille mur kyçet me shtatë palë dryna flet me vete flet me baltën ia luan syrin hënës çaravesh ajërin mbush mushkëritë buzë më buzë përthith hënën në palcë përdhunon dritën përmbush detyrën si burrë përmbush detyrën si grua ngatërron fillin, nis e gris me sy lëkurën dredh brirët si mëz ha si mëz dhe nis e shpif dhe nis e gënjen dhe nis e vjedh. Shqet nga lëkura e tij rras sytë drejt dritës së beftë fekondon njomështinë bëhet për faqe t’zezë flet jerm... Ai çel sytë se mos e ndjek kush se mos e gëlltit qenia, fyen ndër dhëmbë atë që ia polli kokën edhe krijuesin e qenies. Vesh çorape të leshta, xhup pambuku fton acarin. Një lot mushke i shket nga syte kur kruan hundën. Në zhurmim humbet trurin rrit thonjtë mpreh dhëmbët dhe nis e grish të tjera vdekje, tjera shtëpi i hedh në erë. Në gërmadhë prushi fut qeniet dhe nis e zbehet nis e turbullohet ngaqë ndihet i shëruar. *** Si ta shembi egërsinë, epërsinë e kokës së pushtetshme unë mundim madhja. S’gjej krahë t’i bie strallit për një eshkë s’gjej vesh për gurgullima. E ligështuar çel rrugë çel kanatin çel dritaren çel forcën çel bisedën se m’u shterën të dy sytë. Të keqtë vjen zëshëm futur ngahershëm në eshtra fytyrë pikturuar me bojë ajëri me thonjëza skifteri, zemër pikturuar me bojë ajëri lëkurë mekur, gojë çatalle. Mos ndjell zi se kam bezdi ta mbaj frymën pa pikë shqise, ta ngjëroj këtë plogështi zhytur në muajt e mykur, të eci me zor të rri me zor të ha me zor të flas me zor të marr frymë me zor të qaj me zor, midis turbullirash pa i buzëqesh gjalljes. Ligështuar çel rrugë çel kanatin çel dritaren çel forcën çel bisedën se m’u shterën të dy sytë nuk i shoh dot qentë e ngopur as gurgulet e zuzarëve.

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page