top of page

“ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE” PËR PROF. DR. SALI KURTIN


KËSHILLI I QARKUT DIBËR, “ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE” PËR PROF. DR. SALI KURTIN

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

·      Prof. dr. Sali Kurti, në harkun kohor të një dekade është dekoruar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani; Atij i është dhënë Titulli “Qytetar Nderi” i Bashkisë Burrel nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti, ndërsa Federata e Paqes Univerasale i ka dhënë titullin “Ambasador për paqe” dhe e ka shpallur “Personaliteti i vitit 2023”. Nga ky gjerdan i artë dekoratash, medaljesh dhe titujsh nderi, Dr. Sali Kurti është ndër më të nderuarit e të vlerësuarit e rrethit të Matit dhe të Qarkut të Dibrës. Por nderimi që iu bë të martën e 9 prillit 2024 në vendlindje nga Këshilli i Qarkut Dibër, për atë, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit e shumtë në atë ceremoni mbresëlënëse ishte ndër më të veçantët

 

Pasi ka marrë pothuajse dekorata, medalje dhe tituj nderi që renditen në hierarkinë e dekoratave që njeh shteti shqiptar, Prof. dr. Sali Kurti, të martën e 9 Prillit 2024 ka provuar një emocion tejet të veçantë, emocionin e nderimit nga vendlindja e tij. Këshilli i Qarkut  Dibër që përfshin katër bashkitë verilindore të vendit: Dibër, Bulqizë, Klos dhe Burrel e vlerësoi Dr. Sali Kurtin me “Çertifikatë Mirënjohje”, me motivacionin: “Për punën e palodhur në sektorin e shëndetësisë dhe shërbimin shumëvjeçar ndaj qytetarëve të qarkut Dibër”.

Në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kulturës të qytetit të Burrelit, përveç qindra intelektualëve të këtij qyteti, ndodheshin dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër, Znj. Alma Selami, kryebashkiakët e Burrelit dhe Klosit Agron Malaj dhe Valbona Kola, Nën Prefekti i Matit Hasan Pasha  etj.

Prof. dr. Sali Kurti, në harkun kohor të një dekade është dekoruar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani; Atij i është dhënë Titulli “Qytetar Nderi” i Bashkisë Burrel nga Këshilli Bashkiak i këtij qytetit, ndërsa Federata e Paqes Univerasale Shqipëri i ka dhënë titullin “Ambasador për paqe” dhe e ka shpallur “Personaliteti i vitit 2023”. Nga ky gjerdan i artë dekoratash, medaljesh dhe titujsh, Dr.Sali Kurti është ndër më të nderuarit e të vlerësuarit e rrethit të Matit dhe të Qarkut të Dibrës. Por nderimi që iu bë të martën e 9 prillit 2024 në vendlindje nga Këshilli i Qarkut Dibër, për atë, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit e shumtë në atë ceremoni mbresëlënëse ishte ndër më të veçantët.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër Alma Selami, një drejtuese e zonja, me talent e përkushtim të rrallë qytetar, me profilin e gruas dibrane me kontribute dhe inteligjencë të rrallë, pasi i ka dhënë Çertifiktanën e Mirënjohjes Dr. Sali Kurtit, ndër të tjera është shprehur se: “Jemi krenarë që nderojmë një nga personalitetet e rrethit të Matit, për merita dhe kontribute të veçanta në shërbim të komunitetit, që nderojmë një nga personalitetet dhe drejtuesit shembullorë të shëndetësisë, jo vetëm në Mat, por në rang vendi. Znj. Selami, përfaqësuesja e pushtetit më të lartë vendor për verilindjen e vendit tha se ndjehej e privilegjuar, por dhe fatlume qe i jepej rasti t`i dorëzonte këtë Mirënjohje Doktor Sali Kurtit, që ia ka kushtuar jetën profesionit të mjekut, një profesion ky i nderuar, por edhe i vështirë. Me një karrierë të gjatë, gati prej 5 dekadash, ai është kthyer në shembullin e njeriut të punës, duke u dalluar për përkushtimin, mirësinë dhe humanizmin e tij.

Mes emocionesh të veçanta, Doktor Saliu, pasi falenderoi kryetaren e Këshillit të Qarkut Dibër, ndër të tjera u shpreh: “Ky është nderimi më i çmuar për mua, sepse është nderimi nga vendlindja ime. Është krenari dhe emocion i madh për mua, që nderohem e vlerësohem këtu në qytetin e Burrelit mes miqve të mi matjanë e dibranë, me të cilët më lidhin shumë kujtime të bukura”.

Prof.dr. Sali Kurti – Themelues dhe President i Klinikës Dentare më moderne e më të suksesshme në metropolin shqiptar “Mat Dental”, është padyshim krenari kombëtare, por parasëgjithash ai është krenaria e matjanëve dhe dibranëve. Që nga fshati Karicë, ku ai lindi para 78 vitesh, ky përfaqësues dinjtoz i elitës matjanë e dibrane e përshkoi, thuajse dinjitetshën rrugëtimin e tij; një rrugëtim plot sakrifica, mençurore, humaniste, si i mençuri, dhe atdhetari me kontribute madhore në dobi të qytetarëve. Si i tillë Ai e ka thurur së gjalli, vetë legjendën për emrin e tij, për jetën e tij, për veprën e tij. E vetëm me ato vite që ai ka në pasaportë, që shkojnë te numri hyjnor 78, ia vlen të përulesh plot nderim para tij. Dhe këtë nderim e mirënjohje e shprehin për të edhe njerëz të thjeshtë që ai kurrë s’i ka takuar fizikisht. Ndaj dhe emocionohet kur njëra prej tyre, Shpresa Gjestila, kryetare e Shoqatës të Dëshmorëve të Atdheut për rrethin e Matit, veç të tjerash i shpreh atij mirënjohjen për financimin e një udhëtimi turistik të kryesisë së kësaj Shoqate në vende historike e turistike të Kosovës. Fjalë zemre thotë edhe mjekja e re e talentuar e klinikës “Mat Dental” Gledis Vrapi, që duke shprehur përulësi për dhembshurinë, urtësinë e mençurine e Dr. Saliut, nuk nguron ta konsiderojë atë etalon vlerash.

 

PAK NGA KARRIERA E SHKËLQYER

PROFESIONALE E PROF. DR. SALI KURTIT

 

Ka lindur me 18 Shkurt 1946 në fshatin Karicë të rrethit të Matit.

Pasi kreu arsimin bazë në vendlindje (Karicë dhe Burrel), në vitin 1974 ka mbaruar Fakultetin e Mjeksisë, dega stomatologji dhe është diplomuar “Mjek Stomatolog”.

Në provimin përfundimtar të formimit të mjekut është vlerësuar me notën 9 (nëntë).

Për arritje të mira në punë, gjatë vitit 1979 është dërguar dhe ka mbaruar specializimin njëvjeçar duke fituar titullin “Specialist në proteze”. 

Në vitin 1982 është emëruar Drejtor i Shërbimit Stomatologjik të rrethit të Matit, detyrë të cilën e ka kryer me sukses, krahas punës si specialist i protezës deri në vitin 1993, kur shërbimi stomatologjik u privatizua në shkallë kombëtare. Gjatë kohës që ka drejtuar shërbiminin stomatologjik në Mat u arritën rezultate të shkëlqyera.

Për rezultate të mira në shërbim të popullit, në vitin 1985 Ministria e Shëndetësisë organizoi në shkallë republike një seminar në qytetin e Burrelit me qëllim vlerësimin dhe publikimin e arritjeve në Shërbim stomatologjik në rrethin e Matit, falë drejtimin me talent e vizion bashkohor nga Dr.Sali Kurti.

Në vitin 1986, Klinika Dentare e Burrelit, u dekorua nga Kuvendi Popullor me motivacionin: “Për Shërbim të mirë ndaj Popullit”.

Me këmbënguljen e Drejtorit të Shërbimit Stomatologjik Dr. Sali Kurtit u arrit që të mbulohej me specialistë të mirëfilltë gjithë shërbimi dentar i rrethit të Matit.

Në vitin 1989, bazuar në arritjet e shkëlqyera të shërbimit dentar në rrethin e Matit, Ministria e Shëndetësise planifikoi dhe mundësoi fondet për ndërtimin e një klinike të re me tre kate me të gjithë parametrat bashkëkohore, gjë që ishte rast i veçante, ose i vetmi në shkallë republike, që qeveria e asaj kohe të planifikonte dhe të jepte fonde për ndërtimin e një klinike dentare krejt te re. Klinika e re hodhi shtat me dy kate përballë gjimnazit “Pjeter Budi”, por trazirat e ndërrimit të sistemit në vitin 1990 i ndërprenë punimet dhe më vonë e pushtuan qytetarët e pastrehë, duke e kthyer në banesë strehimi.

Më gjithë vështirësitë, Dr. Sali Kurti nuk u dekurajua. Përkundrazi, në vitin 1998, edhe për arësye të trazirave të vitit 1997, u transferua në Tiranë, duke hapur klinikën e tij private me emrin e bukur “Mat-Dental”.

Klinika “Mat-Dental”, në qendër të Tiranës, me parametrat e një poliklinike dentare me 25 punonjës me të gjitha specialitetet, me mjekë të specializuar brenda dhe jashtë vendit, me paisje dhe aparatura moderne, ofron shërbim të kualifikuar për mbarë popullatën duke bërë një emër të mirë në shkallë kombëtare.

Prof. Dr. Sali Kurti, nga viti 2008 deri në vitin 2013, ka dhënë mësim në universitetin Al-Dent si pedagog i jashtëm.

 



 

MIRËNJOHJE DHE FALENDERIM PËR FAMILJEN

DHE MIQTË E TIJ TË SHUMTË

 

I ngazëllyer, emocionuar dhe lumturuar pa masë nga vlerësimet që ju bënë, me rastin e marrjes së “Çertifikatës së Mirënjohjes” nga Këshilli i Qarkut Dibër Prof.dr. Sali Kurti tha në fjalën e tij përshëndetëse se ndjehej me fat përderisa rrethohet me miq, bashkëpunëtorë e njerëz që i kanë dhënë kuptim jetës së tij. Ai tha se e kishte pritur me shumë entuaziazëm e kënaqësi këtë ditë ndër më të shënuarat në jetën e tij, sepse kjo mirënjohje lidhet me thelbin e tij njerëzor. Pasi shprehu mirënjohjen dhe falenderimin për familjen tij, për gjithë mbështetjen që i ka dhënë ndër vite, për bashkëshorten Ikbalen e dy fëmijët Gretën e Eltin, për nipërit e mbesat dhe për gjithë pacientët e njerëzit që e motivojnë të punojë çdo ditë dhe të mos ndahet nga profesioni i tij si mjek stomatolog edhe sot, Prof. dr. Sali Kurti, ndër të tjera tha se: “Të qenurit në paqe me gjithçka rreth nesh, na bën njerëz më të matur e më të mirë. Prandaj unë shpresoj që shoqëria shqiptare të mund të gjejë rrugën e komunikimit, të dashurisë dhe të paqes në çdo situatë, sepse vetëm kështu do të jetojmë shëndetshëm për veten, por do të mund të lëmë edhe një gjurmë pozitive për të tjerët”.

E meritonte Prof.dr.Sali Kurti, edhe këtë Mirënjohje nga numri një i pushtetit vendor në qarkun e Dibrës. E meritonte plotësisht bamirësi i mirënjohur, njeriu i cili me punën e tij të palodhshme u ka qëndruar pranë dhjetra familjeve në nevojë, duke fituar admirimin dhe respektin e tyre. Ai është mishërues dhe përçues i vlerave më të mira njerëzore, intelektuale dhe profesionale.

46 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page