top of page

Çdo komision “X”-madh


Çdo komision “X”-madh

Nga Fatmir Terziu

 

I “futuri” në jurinë “X” për Çmimin e librit (romanit, novelës, tregimit të shkurtër, poezisë, ose një Zot i Madh e di???) është një i djeshëm, i pardjeshëm, jo aq i sotshëm, por ama i gjithëgjendshëm. Është Ai, një “X” më vete në këtë Juri. Juri?!. Ky është sigurisht një lajm i madh për të. Ai do të japë me syprinën e njohurive të tij të dy botëve, të së djeshmes në Atdhe, dhe të së sotmes në terren tjetër, duke shënuar firmën e tij të madhe poetike, a ... disimetrike, në një letër. Dhe do të thuhet... Çmimi mbart ende prestigj të mjaftueshëm për t'u ofruar autorëve fitues vëmendje më të madhe kritike dhe publike, si dhe një nxitje të mirëpritur komerciale.

Dhe ata që e “futën” në Juri, këtë mister jo dhe aq fort të ri, do të ulen rehat në zyrat e shtetit, dhe sidomos në ato të Kulturës, e do të firmosin dhe llafosin si përherë fondet e Jurisë dhe rrogat e veta, sigurisht.

Megjithatë, ata do të thonë, si për të larë sytë me mjegull, “ Juria mund të bëjë shumë më tepër”. Ndërsa fituesi, ai i lexuari nga shënjuesi “X” do të flej mbi veprën e tij si sfinks. E më tej do ta quaj surprizë këtë truk, duke ia bërë vendin kryefjalë në Facebook... Askush nuk do të shkoj më tej... Askush, më tej, veçanërisht në një kohë kur fiksioni letrar është në kontrollin e një krize afatgjatë, me shitjet që bien nga viti në vit.

Por ama është fundja fitimi. Çmimi mund të ndihmojë në ringjalljen e fiksionit letrar, por vetëm nëse do të ishte i përgatitur për të marrë disa rreziqe. Sepse për momentin po e luan shumë të sigurt rrezikun me “X”-a. Kur shikoj listën e gjatë të çmimit “X”, shoh njëfarë ngjashmërie të botëkuptimit të përhapur në të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë romanin e dikujt, që as vetë nuk e di nëse ka shkruar roman. Nuk ka asgjë që lë të kuptohet për mospajtim, apo premton të sfidojë, apo emocionojë lexuesin. Fundja ku është lexuesi? Lexuesi është nën skutat e majme të botuesve, që me sa duket kanë lindur me këmishë në këtë kohë të dyfishtë, për të mos thënë të trishtë. A thua se vetëm ky është problemi?

Një pjesë e problemit është konformiteti ideologjik i industrisë botuese. Për shembull, është shumë e vështirë të imagjinohet ndonjë nga shtëpitë botuese që guxojnë të shtypin një roman ku shfaqet një personazh kryesor i cili kaloi në tranzicionin e gjatë shqiptar, deri në operacionin e tij metafizik, dhe më pas erdhi në keqardhje të thellë, që e bëri këtë operacion, pasi mendoi pse duhej ta bënte, kur e gjithë shoqëria është dhe ka mbetur në tranzicion. Fundja pse duhet të bëjë vetëm një personazh këtë operacion? (Fundja nëse ekziston si i tillë!). Në klimën aktuale, nuk do të kishte rëndësi se sa shkëlqyeshëm ishte shkruar ky roman. E vërteta është se asnjë botues i madh shqiptar nuk do të prekte një roman që kundërshton ideologjinë e qeses, vetvetes, dhe atë që i përket vetëm asaj që i ndihmon kuletës. Se fundja ky është detranzicion.

Detranzicioni është thjesht një temë që është e hapur në klimën e sotme botuese. Ka shumë gjëra të tjera për të cilat nuk ju lejohet të shkruani tani nëse doni të publikoheni nga një prej shtëpive të mëdha.

Kjo na kthen te Juria “X” dhe dimri me fatin e vetë “X”-ve në pikëpyetje e në rritje të mistershme në botën krijuese shqiptare, që në mos u paqtoftë me servilët e së djeshmes, do të puthet me gagaçët e së sotmes. Kjo thjesht po mbulon çështje që do të ishin të pamundura në shumë media dhe aq më shumë në mjaft zyra të Kulturës dhe Botimit të Librit...

Nëse kjo do të fillonte të merrej në konsideratë nga këta që “fusin” “X”-a në juri me libra të palexuar e të diktuara dhe që nuk kanë idenë se duhet më shumë një prirje kulturore më e larmishme, do të dërgonte një mesazh jashtëzakonisht të rëndësishëm, se trillimet letrare të guximshme mund të botohen edhe një herë. Shkurt mund të lexohen. Fare shkurt edhe në territorin tonë do të kishim sy ndaj Letërsisë. Eh. Eh. Eh. O “X” që deri dje luftuan dhe nuk u bëtë ministra kulture, sot me këtë demode strukture librat e shkruar nga mjaft shkrimtarë të talentuar e të mirëedukuar nuk u kanë kusure.

Dhe në kafene, në kontakte private thuhet por nuk nuk shkruhet: “Kur u bë kaq i njëjti dhe i shurdhër trillimi letrar nga kokat e mëdha të “X”-ve? Dhe e gjithë kjo në formën më paçavure merr e rimerr formën e një gravure. Sipas kësaj gravure duket kuptuar se pjekja e gështenjave gjatë këtij dimri me duart e “X”-ve, e bëjnë organizmën letrare të Kulturës të jetoj këndshëm deh pa u ftohur, duke na lënë të kuptohet se “Çdo komision “X”-madh këto ditë ofron agjitprop zgjimi të lodhur.”

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page