top of page

ÇAMËRISHTJA DHE DISA KARAKTERISTIKA


GJASHTË JANAR 2021

ÇAMËRISHTJA DHE DISA KARAKTERISTIKATLUTE INTERNETIN!M MA BOTONI TË SAJA!!!

MBLEDHUR DHE PREGATITUR NGA ARQILE V GJATA!

gjata.arqile2”@gmail.com

MEDITIME

Çamërishtja në raport me dialektet e tjera të shqipes ndjek në vija të përgjithshme, të njëjtën rrugë me të folmet e shqipes,por ajo paraqet forma të veçanta formimi e kompozimi...

Studimet e akademikut Arshi Pipa, nxjerrin në përfundim se, dialekti i arbëreshëve të italise bazat e tij i gjen në dialektin Çam.

Në çamerishte ruhen mbaresat “jim-jit-jin” të së pakryerës si psh “bijim-bijit-bijin” lajim-lajit-lajin” edhe në të folurën e arbëreshëve të Kalabrisë janë format”sillëjin-qajin-thojin-lodrojin”.Karakteristikë e çamërishtes jane prapashtesat si ël-atë-ejtë....si psh,(stan-ël,vajt-ël)-(Gjyzel-atë,Gjinik-atë)-(Çapar-ejtë,bilbil-ejtë) studim i prof Q. Haxhihasani marrë nga libri “Dialektologjia Shqiptare”Duke ndjekur metodën e gjeografisë gjuhësore,Çabej kishte arritur në përfundim se dialektet skajore ruajnë formën me arkaike të shqipes,si psh gegnishtja e veriut me toskërishten e jugut (çamërishten) të cilat kanë edhe lidhje me njëra tjetrën në disa fjalë apo thekse të caktuara,si psh përemri vetor (Ai) në Çamërishte dhe në gegënishte bie theksi tek gërma (A),ndërsa në format e tjera dialektore bie tek gërma (I),gegënishtja e krahinës Dibrës ka ngjashmëri në disa fjalë të cilat në dialektin çam ruhen origjinale dhe nuk e kanë kaluar pragun e gërmës (I) në gërmën (Y) si psh (si-sy,di-dy,ai –ay).

Le të ndalemi pak tek teksti më i vjeter në toskërisht i autorit arbëresh Lekë Matrënga, në tiparet konstuitive i përngjan në të shumtën e tij çamërishtes,këtë e vërtetojnë dëshmitë historike e onomastike si psh toponimet e fshatrave arbëreshe që e kanë burimin tek emra visesh në Çamëri,si psh...(Lopës-Kuç-Gropa-Manes-Borsh)studim i prof Çabejit.

Të gjitha dialektet e shqipes e kanë humbur formën e vjetër gl-kl “(gluha-gjuha)-(glunjtë-gjunjtë)-(glisht-gisht)“ dhe “(klan-qan)-(klumësht-qumësht)-(kloftë-qoftë)” prej kohësh kjo formë u asimilua,ndërsa dialekti çam e ruan sot e kësaj dite të konservuar në mënyrë shkencore!!!

Në çamërishte ruhen mbaresat “jim-jit-jin” të së pakryerës si psh “bijim-bijit-bijin” lajim-lajit-lajin” edhe në folurën e arbëreshëve të Kalabrisë janë format”sillëjin-qajin-thojin-lodrojin”.Karakteristikë e çamërishtes janë prapashtesat si ël-atë-ejtë....si psh,(stan-ël,vajt-ël)-(Gjyzel-atë,Gjinik-atë)-(Çapar-ejtë,bilbil-ejtë)

Studim i prof Q. Haxhihasani marrë nga libri “Dialektologjia Shqiptare”

Çamët luftuan kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejën e fundit u shqua regjioni i Sulit (qëndra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe). Me 1750 regjioni i Sulit përbëhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatë pushtimit Osman, Çamëria ishte pjesë e Janinës, njëra nga katër vilajetet Shqiptare.

Shqiptarët ÇAM janë të njohur si luftëtar, mësues, dhe patriot, si: Luli Çapari, Marko Boçari, Hasan Tasini, Osman Taka, Çelo Mezani dhe të tjerë

88 views1 comment

1 Comment


Resmi Osmani
Resmi Osmani
Jan 07, 2021

Kush eshte nga familje çame dhe e ka folur dhe e flet dialektin e asaj krahine, e di se ka nje karakteristike te veçante: pak zgjatim te zerit ne znore qe i jep ço fjale muzikalitet, e folura i ngjan nje kengezimi, jo me kot Naimi i madh e ka quajtur "Gluhë perëndie", por kalimi i i afro 8o vjeteve te shkeputjes se banoreve nga krahina e tyre, ka bere qe edhe ne familjet me origjine çame, dialekti te mos flitet më dhe dal e ngadale po humbet. Per ta degjuar ne origjinal, gjuhetaret dhe studjuesit duhet te shkojne ne Çameri, te vendesit ortodoks çam, qe e flasin ende .

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page