top of page

Ç'I PREMTONI ME KETIJ POPULL1?!


Ç'I PREMTONI ME KETIJ POPULL1?! AI I LUMTUR ESHTE... (The day Saddam's statue fell)



Mundemi ta kqyrim veten: dhimbshëm, intimisht, nga distanca, sikur të ishim SOT ne në Bagdad. Shtrire në divanë komodë shohim ç’bën vaki atje! Mundësi të shohim veten e para 13 vjetëve?

Gjithnjë gjenden ca turma, afër kamerave, afër podiumit, ku flasin shtetarët. Sikur të mos dish çelsin e diktaturave, je gati te thuash ç’doni me këtë popull, ai i lumtur është, ç’kërkoni t’i sillni tjetër?! Edhe udhëheqjen e ka, edhe lirine e fjales...edhe te drejten per te Ikur...!

... këtyre njerëzve të patëkeq, nuk u shkon ndërmend se ç’lloj horrash e hajdutësh ka e do të shfaqen midis atyre që u flasin për demokraci!

Kështu ndodhi në Shqipëri, më 1991-1992? Më 1997-1998, a nuk ndodhi kështu? Përderisa shteti vazhdon ta ndajë pronën në mënyrë të padrejtë, përderisa shteti nuk bëhet shtet për të gjithë qytetarët, nuk do të kemi prapë, më 2004 apo 2007, po ato rrëmuja, po ato vjedhje, të pronave publike, shtetërore?

Sikur të vinte për së dyti komunizmi i vjetër apo pluralizmi i ri, në Shqipëri, tërë ne, si individë dhe si popuj, a do ta prisnim ndryshe?! Sigurisht nuk do të na e hidhnin aq lehtë, por nuk do të shpresonim aq shumë, po ta rrezonim per se dyti...!

Në Shqipëri, ata që ishin më 1990-1991, po ata janë në krye, me po ato sharje, akuza dhe kompromise për njeri-tjetrin. ata që janë në pushtet duket se e duan, vetëm ata, Atdheun, ata kanë të drejtë ta vjedhin e ta telendisin atë.

Ne e pamë Renien e Sadamit nëpërmjet ekraneve veme buzen ne gaz por irakianëve që nuk kishin pasur përvoja të tilla, nuk u shkon mendja për keq!

Ata do dezojne per ca dite, sa të...marrin vesh se cilët prej atyre që po u premtojnë, do t’i gënjejnë më shumë! Ata akoma nuk e dinë çdo të thotë tranzicion, zgjedhje të lira, OSBE, OSCE, Shoqëri Civile, Vjedhje dhe Krim i Organizuar, eh... nuk dinë të gjorët!

Lerini të gëzojnë ca kohë! E rëndësishme për ta është që nuk kanë më Sadamin, dhe s'është pak. Por do të ishte tjetër gjë sikur të vështronin edhe ca më tej: cilët bërtasin më kot kundër Sadamit?

(fragment nga "RRETH TRIBUNAVE QE BIEN") 2004

20 views0 comments

留言


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page