Ç’DO TË THOTË TË JESH ATDHETAR.



NJË VËSHTRIM I SHPEJTË MBI VEPRIMTARINË ATDHETARE TË DEPUTETIT TË VLORËS BUJAR LESKAJ



Zotria i nderuar Ali Ahmeti dhe dr. Bujar Leskaj duke folur për rëndësinë atdhetare të ngritjes së Muzeut Historik “Kosova”, në Vlorë.


Nga Enver Memishaj


Çdo njeri ikën nga bota e të gjallëve duke lënë pas gjurmët e tij në këtë tokë dhe duhet lënë pas gjurmë që mbeten e jo nga ato gjurmë që zhduken me kalimin e njeriut në amëshim. Njeriu me vlera në shoqëri duhet të jetojë me parimin se çfarë gjurmësh do të lerë pas vetes, çfarë veprash, se në botën e përtejme na përcjellin e na kujtojnë veprat që lëmë pas.

Ka shumë personalitete, që falë shpirtit tyre atdhetarë, inteligjincës dhe punës dallohen nga studime e botime në fushat e dijes, apo krijimtarisë, por nuk kemi parë deputetët ose ata që quhen baballarët e kombit, apo qeveritarët e viteve të demokracisë që të kenë lënë gjurmë për të nesërmen. Por përkundrazi, shumë prej tyre janë përfolur për qëndrim refraktar ndaj kundërshtarëve politik ose që dallohen për sharje e shpifje deri për skandale dhe vjedhje, apo shpërdorim detyre. Thuhet se çdo popull ka qeverinë që meriton, pra a kemi ne shqiptarët qeveritarë dhe deputetë që meritojmë?

Ose cili qeveritar apo deputetë ka lënë gjurmë për të cilat duhet të krenohet? Zor se kësaj pyetje do ti përgjigjshim menjëherë, por do të rrinim gjate duke u menduar.

Unë do të sjell një shembull domethënës deputetin e Vlorës zotin Bujar Leskaj i cili gjatë karierës tij si qeveritar dhe si deputet ka lënë pas gjurmë të pa shlyera që do t’i qëndrojnë kohës dhe do të merren si shembull se si duhet të jetë ose më mirë se si duhet të jesh shërbestar i popullit tënd, siç thoshte Mid’hat Frashëri.

E ata që duan të merren me vështrime kritike le të sjellin një shembull tjetër si Bujar Leskaj, e sado që të mundohen nuk do gjejnë një qeveritar, apo deputet që të krahasohet me të. Me shërbimet e shquara që ky burrë nga Vlora i ka sjellë vendit të tij e ka ngritur vetën mbi shokët e radhës së tij.

E tani me që unë jam ekonomist dhe e mat punën me sasi dhe cilësi le të bëjmë një vështrim të shpejtë mbi veprimtarinë atdhetare të këtij deputeti.

Bujar Leskaj pas vitit ‘90 nuk u nxitua të anëtarsohej në parti politike, por në vitin 1997 kur Partia Demokratike për arsye që dihen u godit rëndë dhe pothuajse u bë inekzistente, Bujar Leskajt i thirri zëri ndërgjegjes atdhetare se kjo parti duhej shpëtuar si pasuri e vlerë kombëtare. Prandaj kur të tjerët po largoheshin,ai ju bashkangjit kësaj partie me hovin e moshës me energjinë por mbi të gjitha me bindje se në këtë moment ai po bënte një xhest atdhetar, po ndihmonte për të shpëtuar një pasuri e vlerë të popullit të tij.

Pati shumë si ky burrë, por edhe falë besimit dhe ergjisë së pa shtershme të doktor Berishës ajo parti shpëtoi nga shpërbërja dhe në vitin 2005 do të merrte drejtimin e vendit.

Populli i Vlorës nuk ia harroi këtë xhest atdhetarie Bujar Leskajt. Në vitin 2005 e zgjodhi deputet me sistemin mazhoritar dhe me një diferencë të madhe nga kundërshari tij politik i Partisë Socialiste.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve Bujar Leskaj, kanidati për deputet i PD-së, shfaqi një paraqitje që deri atëhere nuk ishte parë në botën shqiptare. Ndërsa kanidatët e tjerë shanin njeri tjetrin çka tregonte nivelin kulturor të shoqërisë sonë, Bujar Leskaj u shpërndante libra të rinjëve vlonjatë ku kandidonte. Kjo shfaqje prej intelektuali e profesori, por mbi të gjitha e një qytetari me vizion europian e afroi me rininë vlonjate, rini e cila ia shpërbleu me vota. Ky tha një plak vlonjat është një atdhetar i mirë, për të cilin ka nevojë Shqipëria.

Këtij njeriu, i rrihte zemra për Vlorën që e kishte lindur e rritur. Ai do të shfaqte një dashuri të pakufishme për vendlindjen, gjatë udhës së jetës e karierës së tij. Ai e ndiente se biblioteka e qytetit ishte varfëruar pasi shumë libra e materiale të tjera të shkruara me vlerë banditët e ’97 –tës i kishin djegur. Kështu që Bujari kërkoi e vajti kudo deri sa e fuqizoi bibliotekën e Vlorës me shumë libra me vlerë, duke shëruar nje plagë të pranverës së përgjakur të vitit 1997.

Në këtë drejtim ai do të bënte shumë, kështu është rasti i paisjes me kompjutera i shkollës së mesme të Kotës, qendra e komunës me të njejtin emër, etj.

Në vitin 2005, falë kontributit të tij e vlerave kulturore do të emërohej ministër i kulturës. Në këtë detyre ai do të financonte librat që pasqyronin dhunën dhe terrorin e diktaturës komuniste, ndërsa si individ me paratë e xhepit ai do të sponsorizonte librat e shumë studjuesve, veçanërisht atyre vlonjat, me tema atdhetarie, duke i bashkangjitur emrin e tij veprave atdhetare, që pasqyronin këto libra.

Jashtë vëmëndjes së tij nuk do të mbeteshin as grupet folklorike të Vlorës. Si ministër kulture ai ka të drejtë të krenohet se me firmën e tij kënga polifonike u pranua nga bota e qytetëruar si trashëgimi me vlerë e njerëzimit. Këtë veprimtari atdhetare ai do ta vazhdonte duke bashkëpunuar, nxitur e vlerësuar e grupet folklorike të Vlorës, me poetët, rapsodët dhe këngëtarët dhe shpesh duke i sponsorizuar këto grupe si nga fondet shtetërore ashtu edhe nga pasuria e tij.