USHQENI JETËN DASHURINË

Ildije Xhemali

Qoftë e afërt dita , që të demtuarit nga termeti, të fillojnë t'u kthehet dëshira për të jetuar dhe të buzëqeshin.

USHQENI JETËN DASHURINË

Nga Ildije Xhemali

Dhimbje, tmerr dhe llahtar
 
Sytë tanë panë e ç'panë
 
Nëna mban në gji fëminë
 
Gjyshja plak dorën shtrirë

Shqipja jonë pësoi atak
 
Jetojm' të ngrirë, pa gjak
 
Ja në ndihmë më të parë
 
Bijtë e shtrenjtë KOSOVARË

"Vim' tek Nana jo për mort
 
Vllau thirret "vlla", as mik, as shok
 
Jemi t'lidhur si mishi me asht
 
T'mira, t'liga i ndajm' bashk'

Kët' nëntor vërtet ca ndryshe
 
Herë tjetër si dallëndyshe
 
Krushq n'dasma dhe gëzime
 
Shqipëria juaj, NANA ime

Por n'rrënojat e tërmetit
 
U lidh e arta miqësi
 
Trimja Djellë me t'buk'rën Mari
 
Njëra :çikë prej Mitrovice
 
Tjetra: gjak' e rrënj' arvanite

Agu i gjente në rrënoja
 
Sa me zemër, sa me dorë
 
Si shqiponja n'fole t'vet
 
Vdekjes t'zez' rrëmbyer jet'

Ja që ndodhin dhe mrekullitë
 
Jan' këto dhe për njerinë
 
Miket dhën' , marr' një betim
 
Në Tiranë të ket' një kthim
 
Jo për ndihm',por për gëzim

"Besa -besë", bukur thënë
 
Miket këtu takim lënë
 
Nëntor 2021 ( dymijë njëzet e nji )
 
Tashmë nëna me fëmi

Vajzën me emrim DODONË
 
Në krah kosovarja mban
 
Me krenari Maria flet
 
Djali mban emrin DARDAN

Veç miqësia ësht' shërim
 
Armiq'sia : Stop e ndal!
 
Ne, Nënat burim jete
 
Do mëkojmë dashuri
 
Mirëkuptim e vlerësim
 
Reciprok në fqinjësi

Qoftë e afërt dita , që të demtuarit nga termeti, të fillojnë t'u kthehet dëshira për të jetuar dhe të buzëqeshin.

#ildije #xhemali

    190
    1