Εnigmë dashurie

Luan Xhuli

Εnigmë dashurie
 

 

 
Urinë e thyej me gjëra te vogla.
 
Etjen e shuaj dhe me pika shiu.
 
Shikimin e vesh me një sy ylberi.
 
Dashurinë e ndjej me një vlagë puthje.
 

 
Ç’më ka gjetur sonte tek mendoj për ty
 
si lastar i plakur mbi tokë të djegur?
 
Në retin të fjalës kam mbjellë merakun
 
tek qerpiku lagur,loti më rri fshehur…
 

 
Mos më mbaj mëri,kur shaj zemëruar
 
si stinë furtune që grindet me qiellin.
 
Kaq sa dua ty,nuk më ndjek dot vdekja.
 
asnje re e dimrit,nuk e fsheh dot diellin…!
 

 
4 Prill2020
 

 

    190
    0