Zemra ma ndjell...

Nga Alda Mehmeti

Zemra ma ndjell praninë tënde,
 
më ngjall kruajtje në faqen e menduar,
 
në burmën e saj dikur kuqalashe,
 
ku ti flakeshe si fëmijë i përmalluar!
 
Shiu ka nisur të vallëzojë jashtë dritares,
 
me tingujt e erës që këngës ia merr,
 
sytë e tu i ngjajnë ylberit,
 
kur krahët shtrin, lotin ter!
 
Fushnajës bleroshe nën qiellin pa skaj,
 
rrekem hareshëm të kap çastin e mbramë...
 
buzëqeshja jote i ngjan hënës,
 
mbi buzët e mia digjet ngadalë!
 
Zemra ma ndjell praninë tënde,
 
djersin pikë në faqen e menduar,
 
në shtratin e zbrazët rrëshqet një Penelopë,
 
me kupën e verës së nxehtë ndër duar!

    80
    1