VJERSHE PER TIM BIR DHE BERBERIN E TIJ TE PARE

Faruk Myrtaj

VJERSHE PER TIM BIR
 
DHE BERBERIN E TIJ TE PARE

Nën këmbët e berberit flokët e tim biri,
 
Flokët e tim biri përtokë hedhur.
 
Erdhi e mu qa i vogli, fyerje-brishti,
 
Për flokët e shkelur!

"Me gërshërë m'I priste, m'I hidhte përdhè
 
E shkelte mbi to..."
 
(Dëgjoni, o njerez, këtë berber
 
s'e le më të rroje!)

Si ta qetësoj e s'di si t'i them
 
Tim biri, fyer për herë të parë.
 
"Flokët?! Eh flokët, gjë pa nerv,
 
Berberi pastë dorën e mbarë...!"

I brishti im, i pamësuari me fyerje,
 
Që endè ngatërron flokët me kokën...
 
Berber, lëvduar qofsh prej meje,
 
Që fillove shpjegimin e Botës!

1987

    561
    1