Unë në FLORIDA!

Përparim Hysi

Unë në FLORIDA!
 
    (cikël me poezi)

Nga Përparim  Hysi

1.Unë në FLORIDA

Kam tri vjet këtu, në SANT PETËRSBURG të FLORIDËS
 
Bashkë me timeshoqe kemi ardhur tek djali.
 
Është aq mirë,sa nuk dallohet nata prej ditës
 
Po ke parë që për SHQIPËRINË na griu malli.

Klima e zgjedhur si në gji të ZOTIT
 
Gjen çdo gjë...dhe qumësht dallëndyshe
 
Por prapë nuk i shpëtojmë dot lotit
 
Ah,sikur kështu dhe në SHQIPËRI të ishte!
 

Favoret e këtushnme nuk  kemi si i bëjmë hasha
 
Se të ankohesh kot, të vretë PERËNDIA!
 
Po ku na hynë në sy,neve,konforti e pasja
 
Gëzimin dhe lumturinë e gjejmë tek  SHQIPËRIA.

                        5 shkurt 2003
 

2.Sa vende të bukura ka në botë
 

Sa vende të bukura që ka në botë,
 
Ku dora e njeriut ka bërë mrekullira.
 
Aq bukurira që nuk  i përshkruan dot.
 
Me të tila bukurira është plot FLORIDA!

S'do mend që prekesh  dhe mbushesh me shend
 
Sado negativist apo nihilist të jesh.
 
Por mendja ime për në SHQIPËRI rend
 
Them:- Më bukur nga SHQIPËRIA kund mund mos gjesh.
 

Le ta braktisë SHQIPËRINË, kush të dojë
 
Kurse unë vetëm atje dua të jap frymë.
 
Ta dini:-SHQIPËRINË me asnjë vend nuk e ndërroj
 
Mbi gjithë mrekullitë, është vetëm vendi im.

                               29 janar 2003

3. Kjo natë

Kjo natë me fanfara e me fishekëzjarre
 
Nuk më solli gëzim. E them  hapur fare!
 
Se mendoj barkboshët në botën e madhe
 
Që festat i "joshin" me iluzione zhgënjimtare.
 

Kjo natë është si festë,por s'më mbush me inspirim
 
Sa fëmijë të pafatë,s'festojnë se kanë urinë
 
Ndaj nuk më gëzon kjo natë me fishekëzjarre

Dhe shfryj si shtërngatë kundër pabarazisë aq të madhe.

                               31 dhjetor 2002

4. Në jetë

Në jetë kam qenë një degë e trashë lisi
 
Që kurrë nuk u thye,kur mbi të ranë "tramundana"
 
Por ndryshe, fare ndryshe më  është shpirti
 
Në shpirtin tim flenë veç zogj me krahë të bardha.
 

Ky shpirt i brishtë,është kthyer në vullkan
 
Dhe ka thyer çdo cunam e tramundan.

                     30 janar 2003

5. Blerim në dimër
 

Dimër është: muaji  Janar!
 
Befas livadhi i shpirtit bleroi.
 
Në FLORIDA dhe dimri bën behar
 
(Veç kush ka ardhur,mund të besojë)

Shetis këtu me pantollona të shkurtëra
 
Se këtu, në FLORIDA, ka vetëm një stinë
 
Para syve ma bën me sy e bukura
 
Dhe shpirti m'u mbush me blerim.
 

Kështu filloj e lëshoj "xixa"
 
E harroj fare moshën që kam
 
Nisem pas saj, si"syra-mbyllura"
 
Se ndryshe do bëja bam.
 

Bam të pëllcas is flluskë sapuni
 
Se  syrin e saj, nuk kam si e bëj hasha
 
Epo sa para bën burri
 
Kafshova gjuhën dhe"plasa".

                       30 janar  2003

6. Për të të besuar
 

Për të të besuar,as nuk më duhen fare betime
 
(Prova, patjetër... dhe  një kohë e gjatë)
 
A je e zonja që mos  u shmangesh syve?
 
Se sytë më tregojnë. në je"ditë" apo "natë?"

                                 2 shkurt 2003

7.Poetët hermetikë
 

Poetët hermetikë që kam njohur në kohëra
 
Ma"lodhën" kokën me shumë të panjohura
 
Nuk e dua poezinë që më ngjan me algjebër
 
Poetë të tillë më duken si "UFO",ardhur nga planet tjetër.
 

E lexoj poezinë e IKS poeti
 
Dhe nga mendja bëhem pak"rrëmujë"
 
Ndodh si me atë punën e mullirit

-Mulliri punon  me erë, po nga i futet ujë?!!!

                           1 shkurt 2003
 

8."Parada" e aromave
 

Aromat sikur po bëjnë"paradë",
 
Por jo si ushtarët koreano-verior, që demonstrojnë forcë
 
Ato  vijnë e kundërmojnë nga një livadh
 
Dhe ta mbushin shpirtin plot.
 

Mushkëritë mbushen me ajër të freskët
 
Tek thith erëzat ndjen kënaqësi
 
Unë nbushem plot dhe bëhem aq i prekshëm
 
Sa me mendje ia mbath për në SHQIPËRI.
 

Se atje e gjeja këtë aromë
 
Mu tek livadhi që kisha pranë shtëpisë.
 
Lexues, për vargjet, besomë!
 
Nuk ka aromë si e SHQIPËRISË!

                          5 mars 2003

9. A e di?
 

Kur të shoh ty,unë tak vë syzat
 
Por a e di pse ndodh kështu?
 
I vë se nuk dua të shoh sytë
 
Dyfytyrësh:-Je njeri i ndytë.
 

Urrej më shumë njerinë me dyfytyra
 
Se kuçdedrën me nëntë kokë.
 
Dyfytyrëshi për mua është mynxyrra.
 
Ndaj vë syzat se më sjell ndotë.

                      4 shkurt 2003

10. 4  SHKURTI   1944 !
 

O ZOT,pse u derdh atë ditë aq gjak
 
(Rrugët e TIRANËS u mbushën me kufoma)
 
U vranë që të gjithë, pa faj; pa shkak
 
Ndaj dhimbja e madhe, vazhdon dhe në ditët tona.

                           4 shkurt 2004

                                        Tiranë, 5 nëntor 20019
 
#Përparim  #Hysi

    140
    1