UDHA E LOTIT

Fillimjavë të mbarë, miq të mi !

UDHA E LOTIT

Qava ditën që u linda,
 
Qava mekur foshnjërinë,
 
Qava mundin që u rrita,
 
Qava hidhur fëmijërinë.
 
Qava shkallët që u ngjita,
 
Qava i pafat lirinë ,
 
Qava lulet faqedrita,
 
Qava dhimbshëm djalërinë.
 
Qai dhe tani që vyshkem,
 
Qaj e qaj me ngashërim,
 
Qaj për shkallët që më zbriten,
 
Qaj me duf vitet që vinë
 
Qaj se buza s'ka të qeshur,
 
Qaj se nuk marr ngushëllim,
 
Qaj nga hiri që ka mbetur
 
Nëpër dhimbje dashurinë !

H. Mehmetaj

    200
    0